Policia ka arrestuar një 24-vjeçar që qarkullonte me kokainë në makinë në Shkodër.
Gjatë kontrollit të ushtruar në makinën e Kristjan Bjeshkajt, banues në fshatin Grudë e Re, policia gjeti dy doza kokainë brenda një çante.
“Arrestimi në flagrancë i tij u bë pasi po lëvizte me mjetin tip BMW, me targa AA 433 NC, në vendin e quajtur, Dugajt e Reja, lagje “Perlat Rexhepi” Shkodër. Gjatë kontrollit të ushtruar nga policia është konstatuar një çantë, brenda të cilës u gjetën dy doza lëndë narkotike e dyshuar të llojit Kokainë, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale,“-raporton policia.
Materialet iu referuan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë per veprën penale të “Prodhimit e shitjes së narkotikëve” e parashikuar nga neni 283/1 i Kodit Penal.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/