ARSYEJA/Retë me pluhurin saharian mezi dallohen në Tiranë

ARSYEJA/Retë me pluhurin saharian mezi dallohen në Tiranë

217
0
Shares

Stuhi sahariane që sjellin shira edhe në vendin tonë ka disa dita që janë fenomen i motit në Shqipëri, por vetëm në mëngjes mund ta dallohet fenomeni i reve të kuqe.

Më pas është gati e pamundur pasi pluhuri ‘etnik’ i Tiranës nuk lë vend për atë saharian.

Këtë vit, sipas sinoptikanëve, retë e dendura me grimca pluhuri kanë mbërritur më herët për shkak të erës që fryn me drejtim nga veriu, ndikuar edhe nga luhatjet e temperaturave.

Parashikohet që tymnaja e reve te kuqërremta të jetë një imazh që do të na shoqërojë deri në fillimin e javës pasuese.

Sipas meterologes Tanja Porja, retë e pluhurit janë më të dukshme gjatë pasditeve dhe mbrëmjeve. Për aq ditë sa do të kemi shi në territor, edhe pluhuri që shtegton nga kontinenti afrikan do të jetë prezent në vendin tonë.

Vetëm pak kohë më parë, smogu saharian solli pasoja të mëdha në Greqinë fqinje.

Situata ishte tejet alarmante pasi niveli i mikogrimcave në ajër ishte më i lartë në dhjetë vitet e fundit. Në shumë zona të Athinës, për shkak të pluhurit saharian, dielli nuk mundi të depërtojë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY