DENONCIMI/ Policit iu dogjën dy makinat luksoze, por ja çfarë ka bërë...

DENONCIMI/ Policit iu dogjën dy makinat luksoze, por ja çfarë ka bërë në Lazarat dhe pasuria që ka vënë në Vlorë

242
0
Shares

Pas djegies së dy makinave pronë e një efektivi police në Vlorë, ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar mesazhin e një qytetari që thotë se është polic i Delta Force. Ai denoncon kolegun e tij, me emër dhe thotë se është i lidhur me trafikantë droge.

“Zotëria në fjalë në vitin 2013-2014 ka qenë me ndërhyrjen në fshatin Lazarat dhe ka kryer transporte me makinën e tij personale për të nxjerr hashashin nga Lazarati dhe për tua çuar trafikantëve në destinacion të sigurt duke përfituar nga detyra e policisë”, shkruan ndër të tjera Berisha.

Sipas mesazhdërguesit, policit të Delta Force i kanë djegur dy makina luksoze dhe për më tepër është pronar i dy bizneseve në Dhërmi. Ai thotë se këto para janë nxjerrë nga droga.

Ja çfarë shkruan ish-kryeministri Sali Berisha

Prapa djegies se dy makinave ne Vlore, chercher la drogue (kerkoni drogen). Narkopolici eshte pronari!

Lexoni mesazhin e qytetarit dixhital. sb

 “Pershendetje zoti Sali berisha . un qe te shkruaj jam nje koleg i ermelind abazi polic i delta forc te cilit iu dogjen dy makina luksoze me cilindrat te madhe ne qytetin e vlores diten e premte ne dark von. Zotria ne fjal ne vitin 2013-2014 ka qen me nderhyrjen ne fshatin lazarat dhe ka kryer trasporte me makinen e tij personale per te nxier ashashin nga lazarati dhe per tua cuar trafikantve ne destinacion te sigurt duke perfituar nga detyra e policis. nderko ne kte vit ka ndertuar dhe nje hotel 5 kac ne dhermi ka dhe nje supermarket ne emer te babait ne dhermi duke siguruar pastrimin e lekve. ne vitin 2015-2016 duke perfituar si shofer i fugonit delta forc ka kryer trasporte brenda qytetit dhe zonave per rreth duke ua cuar deri ne breg te detit ku i priste gomonia dhe e ngarkonin dhe e nisnin ne itali. esh i implikuar me shum trafikant te medhenj ne qytetin e vlores dhe fierit. si ka mundsi qe zotria ne fjal brenda vitit nderton 1 hotel luksoz ne dhermi dhe blen 2 makina luksoze ? ndersa ne te tjeret me te njejten rrog nuk harrim te bleim nje shpi per te fjetur jemi akoma me qira ? dhe populli vuan per bukun e gojes ? ju lutem ngrini zerin tuaj si opozit se te ju kemi besim . ju lutem me mbani anonim se sdua te humbas vendin e punes . faleminderit”

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY