SKANDAL/ Tenderat për deputetin e PS, Erion Veliaj i jep 6 milionë...

SKANDAL/ Tenderat për deputetin e PS, Erion Veliaj i jep 6 milionë euro me dokumente false

339
0
Shares

Kompania Alko Impex Construction në pronësi të Arbër Abazit, nipi i deputetit socialist Sadri Abazi ka marrë rreth 10, 8 milionë euro tender nga 7 bashki të majta, nga viti 2014 deri më 2017. Tenderat e fituara prej tij janë kryesisht me objekt pastrimin dhe gjelbërimin e qytetit. Ndër to 6 kontrata i ka fituar vetëm nga Bashkia Tiranë, prej së cilës vetëm në periudhën 2016, 2017 ka marrë 2 tendera për pastrimin e Tiranës Zona III me vlerë përkatësisht 4,9 milionë euro dhe 4,1 milionë euro.

Por, sipas dokumentave të dorëzuara pranë Komisionit të Prokurimit Publik, kompania për fitimin e të paktën dy tenderave me objekt “pastrimin e Tiranës, Zona III” ka përdorur dokumenta të fallsifikuara, si rrjedhojë tenderat e fituara prej saj janë të paligjshme.

Sipas, kritereve të tenderit të zhvilluar në vitin 2014 me vlerë rreth 180 milionë lekë të reja, për pastrimin e Tiranës zona III, pika 3 parashikon se “Operatori ekonomik duhet të ketë të punësuar në kompani një inxhinjier mjedisi, të pajisur me diplomë dhe certifikatë nga minsitria e mjedisit”, dhe pika 10 parashikon se “Operatori ekonomik duhet të paraqesë një liçencë nga Ministria e Transporteve me përcaktimin “Punime të inxhinjerisë së mjedisit”.

Kompania e ka shkelur këtë kriter. Kompania në licencën e marrë nga Ministria e Transportit dhe Infrastrukturës ka listuar si punonjësë të saj 8 inxhinjerë. Kompania ka paraqitur për personin, Bekim Selmani diplomë universitare të falsifikuar, duke e bërë çertifikatën e marrë nga MTI të paligjshme.

Kompania ka paraqitur një dokument ku thotë se i ka kërkuar një çertifikatë Universitetit të Prishtinës, sipas së cilës personi ka përfunduar studimet në Fakultetin e Ndërtimtarisë drejtimi Mjedis, por një degë e tillë nuk ekziston në Universitetin e Prishtinës, ndaj diploma e paraqitur prej kompanisë është fallso. Më poshtë kërkesa e kompanisë drejtuar Universitetit të Prishtinës dhe diploma e paraqitur nga kompania:

Dhe diploma origjinale e personit:

Ndërsa 4 persona të tjerë, pjesë e çertifikatës nuk janë pjesë e listë së pagesave të kompanisë. Numrat personal të këtyre personave nuk përputhen me numrat personal të personave të punësuar nga kompania.

Sikurse shihet edhe nga fotot e mësipërme, ato nuk janë të përfshirë në listëpagesat e kompanisë me kontratë të rregullt pune sikurse kërkohet në kriterin numër 10 të tenderit.

Në kriterin e “kapacitet teknik –profesional” ku kërkohet përvojë e mëparshme në ekzekutimin e një pune me natyrë të njëjtë. Në këtë rast, kompania Alko Impex Construction ka paraqitur kontratën e lidhur me Komunën e Prishtinës, me objekt “Larja e rrugëve dhe trotuareve” me vlerë rreth 15 mijë euro në javë por në të vërtet kontrata ka vlerën e 4 mijë e 600 euro në javë. Gjithashtu kjo kontratë nuk është përfunduar ndaj vlera e paraqitur në referencën e datës 20 prill 2014 nuk është e saktë. Më poshtë në foto dokumenti i paraqitur nga kompania pranë KPP në Shqipëri:

dhe kontrata e vërtet e firmosur me Komunën e Prishtinës:

Të njejtat dokumenta të fallsifikuara janë paraqitur nga kompania edhe për fitimin e tenderti të hapur nga Bashkia Tiranë, në dhjetor 2017, për pastrimin e qytetit, zona III.

Pra, kompania Alko Impex Construction ka fituar rreth 6 milionë euro në mënyrë të paligjshme.

Kompania Alko Impex është regjistruar në Shqipëri në vitin 2008 si degë e kompansië kosovare Alko Impex General Construction me pronar Imer Ademin. Por, aktiviteti i kompanisë nga viti 2008 deri në vitin 2014 ka qënë pothuajse inekzistent. Sipas bilanceve të publikuara në Qendrën Kombëtare të Regjistrimit të Bizneseve (QKR) fitimet e saj nga viti 2014 deri më tani janë 10 fishuar. Exit.al

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY