Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

A ka nje urdher arresti per Adriatik Llallen

15/04/2018
Llalla paralajmëron: Shtatori muaj arrestimesh të zyrtarëve të lartë
Share on FacebookShare on Whatsapp

Prokuroria e Krimeve të Rënda pritet të lëshojë në dy ditët e ardhshme urdhër arresti për ish-Prokurorin e Përgjithshëm Adriatik Llalla.

Një burim i besuar nga prokuroria u shpreh për Exit.al se prokurorët janë prej ditësh nën presion të jashtëzakonshëm politik, përfshi kërcënimin për moskalimin e vetingut, nga qeveria dhe një përfaqësi e huaj në Tiranë për të arrestuar me çdo kusht Llallën. Presioni është bërë intensiv dy ditët e fundit me kërkesën që arrestimi duhet të bëhet para vizitës, ditën e martë, të komisionerëve europianë Mogherini dhe Hahn. Nën këtë presion, edhe pse nuk kanë prova të arsyeshme, prokurorët janë dorëzuar dhe pritet lëshimi i urdhër arrestit.

Prej të paktën 5 javësh, Prokuroria e Durrësit ka zhvilluar verifikime dhe hetime në lidhje me të shkuarën e Adriatik Llallës. Këto hetime u përqendruan fillimisht në dy drejtime: në disa shitblerje tokash dhe në një gjobë të marrë në një aeroport gjerman për mosdeklarim të parasë në dorë mbi limitin e detyrueshëm për deklarim gjatë udhëtimit të zhvendosjes së familjes së tij në Gjermani para rreth dy vjetësh.

Së fundmi, prokurorët e Durrësit kanë ricikluar edhe një akuzë të para disa viteve për transferimin e një prokurori nga Tiranë në Shkodër, në mes të një hetimi ndaj një krimineli i cili edhe pas ndryshimit të prokurorit u dënua me 15 vjet burg.
Megjithatë, për asnjë nga këto pista hetimi nuk prokurorët nuk zbuluan dot prova të mjaftueshme që të mund të justifikonin hetime zyrtare. Por nën presionin të vazhdueshëm politik, Prokuroria e Durrësit regjistroi para rreth tre javësh një hetim formal ndaj Llallës, për të cilin nuk është njoftuar dhe nuk është thirrur në pyetje asnjëherë vetë Adriatik Llalla, duke e bërë çdo veprim në fshehtësi të plotë.

Por këto veprime u njoftuan në publik nga ambasadori amerikan Donald Lu, i cili fillimisht u shpreh se Llalla po hetohet për korrupsion dhe në një deklaratë të dytë u shpreh se Llalla është një “zyrtar i korruptuar dhe i diskredituar” që po hetohet për “pasuri masive të pajustifikuar” dhe “pastrim parash” dhe se Llalla po kundërshtonte reformën në drejtësi se “rrezikonte të dënohej me burg”. Këtyre akuzave Llalla u është përgjigjur sot, duke i mohuar në mënyrë kategorike dhe duke akuzuar direkt Ambasadorin Amerikan për ndërhyrje në proces hetimi dhe sistemin e drejtësisë në shkelje të statusit të tij diplomatik dhe të ligjeve shqiptare dhe ndërkombëtare.
Por megjithatë hetimet e Durrësit për “pastrim parash” dhe “pasuri të pashpjegueshme” nuk çuan asgjëkund, ndaj Prokuroria e Durrësit i pasoi hetimet para tre ditësh tek Prokuroria e Krimeve të Rënda, e cila është përgjegjëse për hetimin e korrupsionit të zyrtarëve të lartë. Kjo përcjellje e hetimeve është në vetvete e diskutueshëm pasi në momentin e kalimit të çështjes Adriatik Llalla nuk ka asnjë funksion zyrtar.

Pavarësisht çështjes së juridiksionit, sipas një burimit të referuar në fillim të artikullit, që pas marrjes së çështjes prokuroria e krimeve të rënda ka qenë nën presion dhe kërcënim të vazhdueshëm nga përfaqësues të qeverisë dhe të ambasadës amerikane për arrestimin e Adriatik Llallës.

Burimi u shpreh gjithashtu se qeveria ka urgjencë për të dhënë një provë të luftës kundër krimit dhe korrupsionit para vizitës, ditën e martë, të komisionerëve europianë Mogherini dhe Hahn që do jenë në Shqipëri për të dhënë lajmin se Komisioni ka rekomanduar hapjen e negociatave. Një nga lëvdimet më të mëdha të raportit të Komisionit dhe të dy komisionerëve tyre do të jetë pikërisht suksesi i reformës në drejtësi.

Duket se urdhër arresti ndaj Llallës është i dëshirueshëm për të gjithë: Donald Lu ka nevojë jo vetëm të hakmerret ndaj një personi që i ka hapur shumë probleme, por ka nevojë të justifikojë të gjitha akuzat që ka bërë ndaj Llallës dhe informacionet që ka çuar për të në Uashington. Ndërkohë të tre, Rama, Lu dhe Vlahutin, kanë nevojë për një “peshk të madh” me qëllim që të tregojnë rezultate në reformën në drejtësi. Nesër të gjitha mediat e botës do të shkruajnë se Shqipëria po lufton korrupsionin duke arrestuar ish-Prokurorin e Përgjithshëm, çfarë do t’i japë treshes Rama-Lu-Vlahutin një armë të shkëlqyer propagandistike.

Por mbi të gjitha urdhër arresti ndaj Llallës zgjidh një problem të madh me të cilën ndeshet prej kohësh Rama por edhe Lu: arresti i Llallës dobëson për pak kohë trysninë në rritje të ndërkombëtarëve për arrestimin e Saimir Tahirit si provë të serioziteti të qeverisë në luftën kundër krimit dhe korrupsionit. Llalla brenda, mban Tahirin jashtë. /exit.al/

Tags: adriatik llalla

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

“Diella” padit kryeministrin Edi Rama. Aktorja nuk u pyet për përdorimin e imazhit dhe zërit

“Diella” padit kryeministrin Edi Rama. Aktorja nuk u pyet për përdorimin e imazhit dhe zërit

13/02/2026
Policia belge bastis zyrat e Komisionit Europian, dyshime për parregullsi në shitjen e pronave

Policia belge bastis zyrat e Komisionit Europian, dyshime për parregullsi në shitjen e pronave

12/02/2026
Bardhyl Fusha, me 3 biznese por rrëfen pse sulmoi bankën në Tiranë

Bardhyl Fusha, me 3 biznese por rrëfen pse sulmoi bankën në Tiranë

12/02/2026
Sekuestrohet një sasi e madhe droge dhe 20 mijë euro në Korçë

I kërkoi 20 mijë euro zyrtarit të Shëndetit Publik, arrestohet gazetari Elio Laze

12/02/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

“Diella” padit kryeministrin Edi Rama. Aktorja nuk u pyet për përdorimin e imazhit dhe zërit

“Diella” padit kryeministrin Edi Rama. Aktorja nuk u pyet për përdorimin e imazhit dhe zërit

13/02/2026
Policia belge bastis zyrat e Komisionit Europian, dyshime për parregullsi në shitjen e pronave

Policia belge bastis zyrat e Komisionit Europian, dyshime për parregullsi në shitjen e pronave

12/02/2026
Bardhyl Fusha, me 3 biznese por rrëfen pse sulmoi bankën në Tiranë

Bardhyl Fusha, me 3 biznese por rrëfen pse sulmoi bankën në Tiranë

12/02/2026
  • Advertisement
  • Contact
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.