Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

FIER/Policia jep detajet e përleshjes me armë e thika

15/04/2018
DETAJET/Shpërthejnë armët në qendër të Fierit, lufta te pika e basteve
Share on FacebookShare on Whatsapp

Policia ka zbardhur ngjarjen që ndodhi mbrëmjen e djeshme ku mbeti i plagosur 32 vjeçari Arbër Jakupi.Sipas policisë Jakupi është konfliktuar me dy kusherinjë dhe fillimisht është qëlluar me thikë.

Më pas në vijim të konfliktit njëri nga kushërinjtë ka qëlluar edhe me pistoletë në drejtim të jakupit, por nuk ia ka dalë të qëllojë mbi të.

Njoftimi i policisë:

Policia identifikon dhe shpall në kërkim dy autorët e dyshuar të ngjarjes.

Pas ngjarjes së ndodhur më datën 14.04.2018, rreth orës 21:25 në afërsi të Prefekturës Fier, ku mbeti i plagosur shtetasi A.J, 32 vjeç, banues në Fier, Policia e Fierit ngriti një grup të posaçëm hetimor për zbardhjen e ngjarjes.

Nga hetimet paraprake dhe nga informacionet e siguruara, dyshohet se shtetasi A.J, pasi është konfliktuar fizikisht në një lokal për motive të dobëta me shtetasit E.H.M, 25 vjeç dhe E.D.M, 25 vjeç, të dy banues në Patos (djem xhaxhallarësh), është qëlluar me thikë nga shtetasi E.H.M.

Gjithashtu njëri prej autorëve ka qëlluar edhe me armë zjarri pistolet në drejtim të shtetasit A.J por nuk ka pasur plagë të shkaktuara nga arma.

Policia po punon intensivisht për kapjen e autorëve dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprat penale “Vrasje me dashje, e mbetur në tentativë e kryer në bashkëpunim” dhe “Prodhimi dhe mbajta pa leje e armëve dhe municionit luftarak” parashikuar nga nenet 76/22/25 dhe 278/2 të Kodit Penal.

Tags: armeFierjakupi

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Cfarë ndryshon  në paketën ligjore të Gjermanisë për azilin

Nuk ka zgjerim ekonomik me BE si alternativë për shmangien e kritereve politike

25/03/2026
Propozimi Rama–Vuçiç për “Shengenin pa standarde”? Gjipali: Tashmë e kemi integrimin tregtar

Propozimi Rama–Vuçiç për “Shengenin pa standarde”? Gjipali: Tashmë e kemi integrimin tregtar

25/03/2026
Kuvendi i Kosovës ndërpret seancën për zgjedhjen e presidentit, mungon kuorumi

Kushtetuesja e Kosovës shmang zgjedhjet e parakohshme, Presidenti i ri brenda 34 ditësh

25/03/2026
Një vit pa Artanin, rrugëtimi i ndërprerë i një fizikanti të jashtëzakonshëm

Akademik Artan Boriçi, fizikanti me përmasa botërore që u shua pesë vjet më parë

25/03/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Cfarë ndryshon  në paketën ligjore të Gjermanisë për azilin

Nuk ka zgjerim ekonomik me BE si alternativë për shmangien e kritereve politike

25/03/2026
Propozimi Rama–Vuçiç për “Shengenin pa standarde”? Gjipali: Tashmë e kemi integrimin tregtar

Propozimi Rama–Vuçiç për “Shengenin pa standarde”? Gjipali: Tashmë e kemi integrimin tregtar

25/03/2026
Kuvendi i Kosovës ndërpret seancën për zgjedhjen e presidentit, mungon kuorumi

Kushtetuesja e Kosovës shmang zgjedhjet e parakohshme, Presidenti i ri brenda 34 ditësh

25/03/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.