Cfarë shkruan tjetër raporti i BE për Shqipërinë

Cfarë shkruan tjetër raporti i BE për Shqipërinë

167
0
Shares

Lufta ndaj korrupsionit dhe krimit të organizuar mbetet problemi më shqetësues i Shqipërisë për Komisionin Europian, theksohet në progresraportin e BE për Shqipërinë që pritet të publikohet në mesin e javës që vjen.

Në vijim raporti u bën thirrje partive politike, pozitë-opozitë që të gjejnë gjuhën e dialogut për çështjet e rëndësishme e sidomos vazhdimin e reformës në drejtësi, shkruan Gazeta Shqiptare.

“Komisioni Evropian ende shikon si nevojë të konsiderueshme që vendi të vazhdojë reforma të thella. Të pranojnë vlerat themelore të BE-së, për të krijuar sa më shumë besueshmëri. Kështu, ndikimi i krimit të organizuar në vend mbetet ende “i fortë””, thekson raporti për Shqipërinë, mëson Gazeta Shqiptare.

Megjithëse vlerëson punën e bërë sa i përket luftës ndaj kanabisit, Komisioni thekson se trafikimi i lëndëve narkotike drejt vendeve të BE-së mbetet një problem. Komisioneri për Zgjerimin, Johannes Hahn dhe Shefja e diplomacisë europiane, Federica Mogherini do të vijnë në Tiranë për të dorëzuar raport progresin dhe më pas do të udhëtojnë edhe në Shkup.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY