Avokati i njohur djeg veten, mësohet arsyeja pasi gjendet letra

Avokati i njohur djeg veten, mësohet arsyeja pasi gjendet letra

155
0
Shares

Avokati njohur amerikan, David Buckel, 60 vjeç, i ka vënë zjarrin vetes në një park në Nju Jork, në shenjë proteste ndaj ndryshimeve klimatike.

Ai ka gjetur vdekjen e menjehershme, ndërsa trupi i tij u gjet  gjet në “Prospect” në Brooklyn.

Në një letër që iu gjet pranë, ai shkruante se i kishte vënë zjarrin vetes me karburant, për të simbolizuar atë që vet njerëzit po i bëjnë Tokës. Ai shkruante gjithashtu se shumë njerëz thithnin ajër të ndotur dhe shumë vdisnin para kohe.

“Ndotja po rrënon planetin tonë, po e bën të pabanueshëm. Po ndot ajrin, tokën, ujin dhe po trazon motin. Vdekja ime e parakohshme nga karburantet reflekton atë që ne po i bëjmë vetes”, shkruante avokati në letrën e tij të fundit, që i ishte dërguar me “e-mail” edhe disa medieve, pak para se trupi i tij të gjendej.

Buckle ishte avokati kryesor në një rast, në të cilin policia në Nebraska u akuzua se kishte dështuar të mbronte Brandon Teena, një transgjinor adoleshent që ishte përdhunuar, sulmuar dhe më pas vrarë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY