Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

FOTO/ Hoti: Kosovë – SHBA, bashkëpunim në fushën bibliotekare

14/04/2018
FOTO/ Hoti: Kosovë – SHBA, bashkëpunim në fushën bibliotekare
Share on FacebookShare on Whatsapp

Në kuadër të “Javës së Bibliotekës në Kosovë”, zëvendës ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit të Kosovës, Rexhep Hoti, ka pritur në takim Dr. Robert D. Montoya, Profesor asistent në Universitetin Indiana dhe zëvendësdrejtoreshën e sektorit për marrëdhënie me publikun në Ambasadën Amerikane në Prishtinë, Erin Molnar Mains.

Në këtë takim zëvendësministri Hoti, fillimisht i njoftoi mysafirët për gjendjen e bibliotekave në Kosovë. Ai falënderoi prof. Montoya dhe Mains për vizitën e tyre dhe për gatishmërinë për të bashkëpunuar në përmirësimin e gjendjes së bibliotekave të Kosovës. Po ashtu zëvendësministri Hoti i falënderoi për përkrahjen dhe kontributin e dhënë për bibliotekat e Kosovës, veçanërisht Shtetet e Bashkuara të Amerikës që nëpërmjet ambasadës së tyre në Kosovë, kanë realizuar projekte të shumta përmes të cilave është arritur që bibliotekat e Kosovës të pasurohen me literaturë në gjuhën angleze dhe për përkrahjen financiare për Bibliotekat e Kosovës. Zëvendësministri, Rexhep Hoti, kërkoi që ky bashkëpunim të vazhdoj edhe më tutje duke kërkuar veçanërisht që financimi me libra në gjuhën angleze të bëhet edhe nëpër zona rurale.

Në anën tjetër profesori nga Universiteti Indiana, Robert D. Montoya, tha se ai po qëndron në Kosovë për të përkrahur aktivitetet e Javës së Bibliotekës. Po ashtu ai shprehi gatishmërinë për të bashkëpunuar me Ministrinë e Kulturës dhe kësisoj të shikohet mundësia se si Ministria mundet t’i përkrahë Bibliotekat Kombëtare, në mënyrë që ato të realizojnë detyrat e përcaktuara me Ligjin për Bibliotekat, me theks të veçantë aftësimin dhe trajnimin e bibliotekarëve në nivel vendi.

Nga ana e Montoya dhe Mains u tha po ashtu se do të ishte me interes zhvillimi i një plani kombëtarë afatgjatë dhe i qëndrueshëm për aftësimin e bibliotekarëve, përmes të cilit do të certifikoheshin të gjithë ata që do të donin të punonin nëpër bibliotekat e Kosovës. Ata theksuan se kjo çështje bëhet edhe më e rëndësishme duke e pasur parasysh se bibliotekarët në Kosovë nuk kanë ndonjë mundësi për shkollimin në fushën e bibliotekarisë në vend.

Tags: bashkepunimbibliotekaKosoverexhep hotiSHBA

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Përplasje në Kuvend, tensione në sallë pas ofendimit të Ballës ndaj Albana Vokshit

Përplasje në Kuvend, tensione në sallë pas ofendimit të Ballës ndaj Albana Vokshit

06/03/2026
Kuvendi i Kosovës ndërpret seancën për zgjedhjen e presidentit, mungon kuorumi

Kuvendi i Kosovës ndërpret seancën për zgjedhjen e presidentit, mungon kuorumi

05/03/2026
Kreu s*ks me dhunë në Itali, policia e gjen në Tropojë

EMRI/ Të shtëna me armë në Shkodër, plagoset një 45-vjeçar

05/03/2026
SONILA MEÇO/ E kështu mediokri zgjedh mediokrin, servili servilin

SONILA MEÇO/ Ujku vegjetarian

05/03/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Përplasje në Kuvend, tensione në sallë pas ofendimit të Ballës ndaj Albana Vokshit

Përplasje në Kuvend, tensione në sallë pas ofendimit të Ballës ndaj Albana Vokshit

06/03/2026
Kuvendi i Kosovës ndërpret seancën për zgjedhjen e presidentit, mungon kuorumi

Kuvendi i Kosovës ndërpret seancën për zgjedhjen e presidentit, mungon kuorumi

05/03/2026
Kreu s*ks me dhunë në Itali, policia e gjen në Tropojë

EMRI/ Të shtëna me armë në Shkodër, plagoset një 45-vjeçar

05/03/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.