Një shqiptar është gjetur i vdekur brenda banesës së tij në Via Trento të Italisë. Sipas shtypit italian, rasti i zbulua nga të lehurat e një qeni dhe fqinjët më pas njoftuan policinë. Drejt vendngjarjes shkuan forcat e zjarrfikësve, të cilët hapën me forcë derën e banesës.
Brenda gjetën pa jetë shqiptarin 33-vjeçar, të shtrirë në krevat. Sipas hetuesve, ai ka vdekur nga mbidoza. Identiteti i tij nuk është bërë me dije.
Policia ka nisur hetimet për të zbuluar rrjetin e drogës ku kishte blerë 33-vjeçari lëndën narkotike që e çoi drejt vdekjes.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/