4 deputetë të PD, 2 deputetë të LSI dhe 1 deputet i LSI-së u përjashtuan sot nga Kuvendi pas një mbledhjeje të Byrosë së Kuvendit. Byroja vendosi sot të përjashtojë për 10 ditë nga Kuvendi 6 deputetë të opozitës dhe 1 të mazhorancës, pasi hodhën miell, vezë e letra në drejtim të kryeministrit Rama e ministrave të tij.
Deputetët e përjashtuar janë:
Flamur Noka (PD)
Ervin Salianji PD
Klevis Balliu (PD)
Edi Paloka (PD)
Endrit Braimllari (LSI)
Kejdi Mehmetaj (LSI)
Ditmir Bushati (PS)
Sipas vendimit asnjë prej tyre nuk lejohet të marrë pjesë në seancën parlamentare të radhës.
Ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati u përjashtua pasi iu përgjigj me ujë deputetëve të opozitës.
Gjatë mbledhjes por edhe jashtë saj, deputetët e opozitës nuk e kursyen ironinë për miellin. Ata u shprehën se thjesht kishin ngatërruar miellin e kuksianëve të varfër me atë të Kolumbisë, që siç shtuan, e preferon Rama.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/