Pas nisjes së seancës së kuvendit deputetët e opozitës kanë hyrë në sallë pasi kanë filluar punimet.
Me në krye Lulzim Bashën, opozita ka vendosur që të bllokojë punimet e Kuvendi, deri në përjashtimin e Edi Ramës nga seanca parlamentare. Pas një fjalimi ku kërkoi lirimin e 11 kuksianëve që ndodhen në burg, kreu i PD-së Lulzim Basha kërkoi edhe përjashtimin e Edi Ramës.
Ndërkohë që në duar mbanin pankarta ku kërkohej liri për kuksianët të cilët janë të arrestuar me një vendim të gjykatës së Kukësit pas protestës në Rrugën e Kombit.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/