EMRI/ Ekstradohet nga Athina tepelenasi i dënuar me 17 vjet burg

EMRI/ Ekstradohet nga Athina tepelenasi i dënuar me 17 vjet burg

138
0
Shares

Ekstardohet nga Athina në drejtim të Shqipërisë një shtetas i denuar 17 vjet burg per vjedhje me aramë. Interpol Tiranë ka bërë të munudr sjelljen e tij në vendin tonë ku edhe do të vuajë dënimin që ka marrë nga gjykata e Gjirokastrës.
Në njotimin e policisë thuhet se, Interpol Tirana ekstradon 1 shtetas shqiptar, i dënuar me 17 vite burg për veprat penale “Vjedhje me armë” dhe ”Armëmbajtje pa leje” të parashikuara nga nenet 140, 25 e 278/2 të Kodit Penal.

Nga Specialistët e Interpol Tirana u krye ekstradimi nga Athina/Greqi drejt vendit tonë, i shtetasit shqiptar Arsen Hasani 37 vjeç lindur në Tepelenë.

Shtetasi Arsen Hasani është shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Gjirokastër me vendim nr. 09, datë 25. 01. 2006 e ka dënuar me 17 vite burgim, për veprën penale “Vjedhje me armë”, dhe ”Armëmbajtje pa leje” të parashikuara nga nenet 140, 25 e 278/2 të Kodit Penal.

Përmbledhje e ngjarjes së ndodhur

Në datën 21. 07. 2003, rreth orës 23:30 në bashkëpunim me shtetasin B. K., në fshatin Katund, Gjirokastër, kanë tentuar të vjedhin me përdorimin e një arme zjarri banesën e shtetasit V.B.

Prej disa kohësh, ky shtetas fshihej në Greqi dhe si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tiranës me Interpol Athinës/Greqi, u bë i mundur gjetja dhe arrestimi i tij në Greqi, duke u finalizuar me ekstradimin e tij drejt vendit tonë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY