Zbardhen të tjera detaje nga vrasja e 28-vjeçarit Mario Majollari. Burimet thonë se në momentin e ekzekutimit ka qenë vetëm një person. Më pas u largua në këmbë drejt rrugicave të pallateve në drejtim të Tufinës.
Sipas të njëjtave burime, dyshohet se vrasësin e priste një automjet ngjyrë gri dhe më pas është larguar me shpejtësi.
Policia thotë zyrtarisht se automjeti i djegur në Fushë-Krujë që u gjet ditën e djeshme nuk ka lidhje me ngjarjen, por mund të jetë përdorur nga organizatorët e vrasjes si karrem për të devijuar hetimet.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/