Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Deputeti i PD: Opozita do rrëzojë pushtetin me protesta?! Në zgjedhje me qeveri të re

10/04/2018
FOTO GALERI/ Protesta te Rruga e Kombit, banorët: Policia na provokoi, nuk tërhiqemi
Share on FacebookShare on Whatsapp

Deputeti i Partisë Demokratike Genc Pollo deklaroi se vendi në zgjedhjet e ardhshme duhej të shkojë me një qeveri të re. I ftuar në rubrikën ‘Opinion’ në ‘News24’ Pollo theksoi se rruga më e mirë për të realizuar këtë janë protestat paqësore. Po ashtu deputeti i PD-së iu kthye diskutimeve për protestën e sotme të biznesit të vogël, e mbështetur edhe nga opozita, madje edhe tubimi për taksën për Rrugën e Kombit. Ai tha se PD ka iniciuar për këto protesta, pasi sipas tij është e drejta e qytetarëve që të protestojnë në kuadër edhe të thirrjes për mosbindje civile, shkruan “BalkanWeb”.

“Është e nevojshme që të shkohet në zgjedhje me një qeveri të besueshme. Do ishte në të mirë të vendit të shkonim me qeveri tjetër në zgjedhje. Do ishte e mirë që të shkonim me protesta, në mënyrë legjitime. Në PD do të nisin konsultimet drejt kongresit për zgjedhjet. Këtë herë shpresoj të ketë diskutime të vlefshme, siç është edhe kandidati. Kongresi është në fund të muajt, në datë 26-27 prill. Çdo ide kontruktive është e mirëpritur të lançohet”, tha Pollo. Po ashtu Pollo hodhi poshtë pretendimet e kryeministrit Edi Rama se PD gjatë kohës që ishte në pushtet propozoi vendosjen e tarifës për Rrugën e Kombit.

“Është një përpjekje e madhe. Duhet të falënderojmë edhe kuksianët që protestuan në mënyrën e tyre, pasi në gjendjen mendore që ka qeveria, vetëm ajo mënyrë ka efekt. Vetëm ajo mënyrë e çoi kryeministrin të kërkonte falje dhe jo të tërhiqej. Ai bëri një zmbrapsje në qëndrimin e tij. Në atë protestë ishin këshilltarë të PS dhe PD-së. Qe nisme lokale. Ne duhet të kishim bërë shumë më tepër. Në Kuvend ne kemi ngritur zërin. Ka qenë një studim për të siguruar burimet e financimit. Pyetja ka qenë nëse do bëhet me paratë e shtetit apo me taksa? Të ardhurat që ka koncensionari dalin e teprojnë për të bërë mirëmbajtën në 30 vite. Pastaj pjesa tjetër i bie të jetë fitim neto i koncensionarit. Kështu që ka diçka që nuk shkon. PD është në përpjekje për të mobilizuar siç bllokoi rrugët pas arrestimit të protestuesve. Shpresoj që shoqëria ta gjejë fitilin e vet për t’u ndezur. PD e ka bërë publike analizën e kontratës së Rrugës së Kombit. Dhe nëse do ishte një kontratë normale, përsëri është e padrejtë që për këtë rrugë të marrësh para dy herë”, pohoi deputetit i PD.

Tags: genc polloprotestaqeveri e re

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Cfarë ndryshon  në paketën ligjore të Gjermanisë për azilin

Nuk ka zgjerim ekonomik me BE si alternativë për shmangien e kritereve politike

25/03/2026
Propozimi Rama–Vuçiç për “Shengenin pa standarde”? Gjipali: Tashmë e kemi integrimin tregtar

Propozimi Rama–Vuçiç për “Shengenin pa standarde”? Gjipali: Tashmë e kemi integrimin tregtar

25/03/2026
Kuvendi i Kosovës ndërpret seancën për zgjedhjen e presidentit, mungon kuorumi

Kushtetuesja e Kosovës shmang zgjedhjet e parakohshme, Presidenti i ri brenda 34 ditësh

25/03/2026
Një vit pa Artanin, rrugëtimi i ndërprerë i një fizikanti të jashtëzakonshëm

Akademik Artan Boriçi, fizikanti me përmasa botërore që u shua pesë vjet më parë

25/03/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Cfarë ndryshon  në paketën ligjore të Gjermanisë për azilin

Nuk ka zgjerim ekonomik me BE si alternativë për shmangien e kritereve politike

25/03/2026
Propozimi Rama–Vuçiç për “Shengenin pa standarde”? Gjipali: Tashmë e kemi integrimin tregtar

Propozimi Rama–Vuçiç për “Shengenin pa standarde”? Gjipali: Tashmë e kemi integrimin tregtar

25/03/2026
Kuvendi i Kosovës ndërpret seancën për zgjedhjen e presidentit, mungon kuorumi

Kushtetuesja e Kosovës shmang zgjedhjet e parakohshme, Presidenti i ri brenda 34 ditësh

25/03/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.