Një burg me kapacitet të madh, në fakt burgu më i madh në Shqipëri është ndërtuar në Rec në Malësinë e Madhe.
Burgu ka disa vite që po ndërtohet por për të është folur fare pak. Tani duket se ka përfunduar dhe pesoneli ka filluar punën.
Por ende nuk ka asnjë të burgosur brenda tij.
Ajet Ramcaj ka postuar një video të këtij burgu shoqëruar edhe më një koment. “Ky asht Burgu Gjigand i Recit ne Malci te Madhe filmu nga makina tu ece me 30-40 km/ore ne nji ane te tij.
Asht i Madh si Malcia.
Nuk ka ala burgaxhi ne te por ka Drejtor e Personel qe marrin rroga kot”, shkruan ai.
https://www.facebook.com/ajet.ramcaj/videos/1806997942713956/
Nga pamjet duket se burgu shtrihet në një hapësirë të madhe dhe se ka edhe elementë të fortë sigurie. Diku në sfond duket edhe ndertesa administrative e burgut. Pak kohw mw parw u ankuan se kishin diasa muaj pa marrw rroga.
Ky burg është një nga premtimet elektorale të Kryeministrit Rama, edhe pse procedurat për ndërtimin e tij nisën në vitin 2012. Megjithatë burgu është ndër të paktat premtime që Rama ka mbajtur.
Ai është ndërtuar me fondet e BE në një shumë prej 14 milionë e 300 mijë euro.
Burgu sic duket edhe nga pamjet është ndërtuar në një vend të izoluar dhe sipërfaqja ku shtrihet është 30 mije metra katrore. Ndërsa kapaciteti i tij është rreth 3 mijë të dënuar sipas disa burimeve nderkohe qe zyrtarisht flitet per 800 te denuar. Aktualisht në të gjitha burgjet e vendit numërohen afro 5000 të dënuar. Numri i të punësuarve mund të shkojë më shumë se 400 persona, nga 180 qe jane punesuar deri tani.
Përveç qelive normale, burgu ka edhe dhoma me luks, ku zakonisht shkojnë politikanë, ushtarakë apo zyrtarë të rëndësishëm. Burgu ka hapësira të shumta për kohën e lirë që nga fushat e futbollit, sallat e bilardos, pingpongut si dhe palestrën e lojrave me dorë, si dhe ambinte të posacme për ushtrimin e riteve fetare sipas përkatësive të të burgosueve, kishe apo xhami.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/