Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Gjermani rritet numri i kërkesave për azil, ja kush mund të përfitojë

09/04/2018
Gjermani, shqiptarët ruajnë vendin e parë si azilkërkues edhe për muajin gusht
Share on FacebookShare on Whatsapp
Një person i cili ka kërkuar azil në një vend të BE nuk ka të drejtë të kërkojë azil edhe në një vend tjetër. Por në Gjermani është shtuar dukshëm numri i personave të këtillë.

Në Gjermani është trefishuar gati numri i refugjatëve që kërkojnë azil, e të cilët ndërkohë kanë fituar azil në një vend tjetër të Bashkimit Evropian, thuhet në raportet e mediave gjermane. Në vitin 2017 janë paraqitur 8210 kërkesa të këtilla, ndërsa një vit më parë janë regjistruar vetëm 2997 raste të këtilla, bën të ditur Zyra për Migrantë dhe Refugjatë (BAMF), shkruan gazeta “Welt am Sonntag”.

Këto kërkesa zaknisht refuzohen, sepse është e papranueshme që një person që ka fituar azil në një vend të BE të kërkojë azil edhe në Gjermani. Megjithatë një numër tepër i vogël i këtyre personave që kërkojnë azil në Gjermani dëbohen në vendin ku janë paraqitur për herë të parë. Numri i saktë i personave të dëbuar nuk dihet, por në vitin 2017 janë shenuar 1428 raste të këtilla, thuhet në përgjigjen e BAMF.

Të sëmurët dhe personat pa prind mund të mbeten

Ndonëse personave që kanë fituar në një vend tjetër statusin e refugjatit është e pamundur që edhe në Gjermani t’u njihet ky status, ata mund të kërkojnë mbështetje juridike që të mos dëbohen nga Gjermania. Kryetari i Gjykatës Administrative në Berlin, Christian Gau, thotë se “ndërkohë janë parandaluar shumë raste të dëbimeve të këtyre personave në Itali apo vende të tjera të BE, në veçanti personat me ndonjë sëmundje, pa prind apo nënave që jetojnë vetëm me fëmijë”.

Shpesh në këto vendime thuhet se në vendin prej nga ka ardhur një person i caktuar, nuk ka kushte për strehim të duhur, për ushqime të mjaftueshme dhe përkujdesin mjekësor, shkruan “Welt am Sonntag”. Gau pohon se do të duhej të ishte e vetkuptueshme që personat që kanë kërkuar dhe fituar të drejtën e azilit në një vend tjetër, të mos kërkojnë të njëjtën gjë edhe në Gjermani. Normalisht ata do të duhej të kthehen në këto vende. Një prej qëllimeve të BE është që të evitohet i ashtuquajturi “asylum shopping”. Por realiteti duket ndryshe”. DW

 

Tags: azilgjermani

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Spiropali: Më vjen keq që largimin tim e paralajmëroi Berisha në Kuvend

Spiropali: Më vjen keq që largimin tim e paralajmëroi Berisha në Kuvend

05/03/2026
Kanabis, eksploziv dhe para, transport me varkë nga Puka në Tropojë

Operacioni “Kontrata” në Tiranë, masa sigurie për 5 persona dhe sekuestrohet një pronë në Mëzez

05/03/2026
Grabitet një pikë këmbimi valutor në Tiranë, autori largohet nën kërcënimin e armës

Grabitet një pikë këmbimi valutor në Tiranë, autori largohet nën kërcënimin e armës

05/03/2026
Koncesionet e hemodializës, prokuroria merr në pyetje zëvendësin e Ilir Beqjas

Dënohen me nga 4 vite burg Klodian Rrjepaj dhe Ilir Rrapaj për çështjen e koncesionit të sterilizimit

04/03/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Spiropali: Më vjen keq që largimin tim e paralajmëroi Berisha në Kuvend

Spiropali: Më vjen keq që largimin tim e paralajmëroi Berisha në Kuvend

05/03/2026
Kanabis, eksploziv dhe para, transport me varkë nga Puka në Tropojë

Operacioni “Kontrata” në Tiranë, masa sigurie për 5 persona dhe sekuestrohet një pronë në Mëzez

05/03/2026
Grabitet një pikë këmbimi valutor në Tiranë, autori largohet nën kërcënimin e armës

Grabitet një pikë këmbimi valutor në Tiranë, autori largohet nën kërcënimin e armës

05/03/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.