Një 52-vjeçar shqiptar është viktima e aksidentit të ndodhur një ditë më parë në rrugën Boffalora-Malpensa në Itali, raportojnë sot mediat italiane.
Siç shkruan “Correire di Novara” viktima është D.A., me banim në Novara, por me origjinë shqiptare, i cili punonte për një ndërmarrje në Cerano.
Rreth mesditës, shqiptari (identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur) ishte duke lëvizur me një makinë tip “Fiat Doblò”, që është përplasur kokë më kokë me një kamion. Në aksident u përfshi edhe një tjetër automjet.
Për 52-vjeçarin shqiptar përplasja rezultoi fatale. Një tjetër person mbeti i plagosur rëndë nga aksidenti.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/