“Ardjan Nezha nuk dha doreheqje, mori 30 mostra ADN per nje grup...

“Ardjan Nezha nuk dha doreheqje, mori 30 mostra ADN per nje grup kriminal”

139
0
Shares

Ishte një lëvizje e bujshme,  dorëheqja e drejtuesit të prokurorisë se Elbasanit, Ardjan Nezha i komanduar atje nga Arta Marku.

I ftuar në emisionin “Kjo Javë” në News 24, Hoxha shprehet se Nezha nuk ka dhënë dorëheqjen, por është larguar nga detyra, për shkak se guxoi të vërë dorën “në plagët” e qytetit. Ai thotë se prokurori “i persekutuar” nga Adritik Llalla nisi të hapë dosje të bujshme të klaneve kriminale në qytetin e Shqipërisë së mesme, siç është klani Capja, por edhe të ngjarjeve të tjera kriminale që kanë lënë gjurmë. Këto dhe të tjera hetime, siç thotë Hoxha, mundësuan largimin e tij nga detyra, shkruan Balkanweb.

Drejtuesi i Prokurorisë së Elbasanit Ardjan Nezha dha dorëheqjen pak ditë më parë, a mund të quhet dorëheqje?
Të gjithë e dinë që pas betimit me tym zonja Marku bëri disa lëvizje që rriti pritshmëritë në lidhje me hetimet për çështje të nivelit të lartë. Një nga emërimet e rëndësishme që bëri është komandimi në krye të Prokurorisë së Elbasanit të Ardjan Nezhës. Ai ka hetuar disa çështje të rëndësishme në Prokurorinë e Krimeve të Rënda, është një nga njerëzit që u internua nga Llalla, “u internua” në Pukë. Që kur u vendos në Elbasan e deri më sot kemi pasur hetime të shumta nga kjo prokurori. Ai rihapi një pjesë të dosjeve të vjetra të rëndësishme të grupeve kriminale, ato grupe që kontrollonin trafikun e heroinës, që vjen nga Maqedonia e Greqia e përfundon në portin e Durrësit, por që destinacionin e vet ka Elbasanin. Ai rihapi, i hoqi pluhurin dosjeve të bllokuara. Arrestimet më të rëndësishme sot në Shqipëri, që nga drejtorët e rrugëve, që kanë kaluar nëpër duar qindra miliona euro, sot janë të arrestuar falë ndryshimeve në Prokurorinë e Elbasanit.

Çfarë ndodhi me Nezhën, pse u largua për shkak të këtyre hetimeve?
Ai ishte i komanduar, mund të qëndronte deri në 8 muaj në këtë detyrë. Në këtë rast atij iu ndërpre detyra. U krijua një artific. Nuk është e vërtetë ajo që thuhet, atë e kanë dorëhequr, nuk është dorëhequr. Di që është kthyer në kryeqytet. Nuk e di nëse kjo ka ndodhur për shkak të kërcënimeve apo trysnisë. Por di që zarfi me urdhër-arrestet e drejtorëve janë vonuar për dy orë me zbatimin nga policia e Elbasanit. Në dijeninë time lëvizja e tij është bërë për shkak të hetimeve që po kryente në Elbasan. Kishte bërë hetime për 30 kampione ADN-je, iu janë marrë personave të dyshuar si pjesë e grupeve kriminale, ose familjarëve të tyre. Tjetër veprim, ndryshe nga lista e paraardhësit ka rihapur çështjet e vjetra që kanë të bëjnë me klanet e këtij qyteti. Ne kemi folur për klanin Çela, në dijeninë time është dërguar letër porosi për një grup tjetër të njohur, klani Çapja. Nga prokuroria e Elbasanit i është dërguar letër-porosi autoriteteve italiane, britanike dhe vendeve të ulëta ku dyshohet se pjesëtarë të këtij grupi kanë trafikuar sasi të mëdha të lëndëve narkotike. Në momentin që gjendet një dënim nga jashtë prokurorisë tonë i lind e drejta t’i sekuestrojnë asetet e këtyre grupeve.

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY