Kreu në detyrë i SHISH, shkarkon shërbimin sekret, bën 13 emërime të...

Kreu në detyrë i SHISH, shkarkon shërbimin sekret, bën 13 emërime të reja

326
0
Shares

Kreu i SHISH në detyrë, Helidon Bendo ka larguar nga detyra të gjithë drejtuesit e mëparshëm, vetëm dy muaj pasi erdhi në detyrë.

Lapsi.al ka siguruar një listë me emrat e drejtuesve të SHISH që u zbritën në detyrë me urdhër të drejtuesit aktual, Helidon Bendo. Vlen të thuhet se një pjesë e të shkarkuarve kanë marrë vlerësime nga partnerët e huaj, në veçanti nga SHBA, ndërsa të gjithë janë bashkëhartues të raporteve të zbulimit të policëve të implikuar në trafik droge.

Janë zbritur në detyrë Drejtori i Zbulimit, Drejtori i Kundërzbulimit, Drejtori i Bërthamës së Brendshme dhe të Jashtme të Shërbimit, Drejtori i Drejtorisë kundër Krimit të Organizuar, Drejtori i Krimit Ekonomik dhe Korrupsionit, Drejtori i Arshivës Sekrete, Drejtori i Personelit, dhe Drejtorët e të gjithë qarqeve.

Lista me emrat e shkarkuar nga detyra

Ish Drejtori i Zbulimit, Ferdinand Nuku
Ish Drejtori i Kundërzbulimit, Kujtim Prifti
Ish Drejtori kundër Krimit të Organizuar, Robert Tuci
Ish Drejtori i Arshivës Sekrete, Nestor Babameto
Ish Drejtori i Sigurisë së Personelit, Astrit Qinani
Ish drejtori i Tiranës, Nevzat Shehu dhe dy ish nëndrejtorët
Ish Drejtori i Durrësit, Tonin Prendi
Ish Drejtori i Dibrës, Bardhok Gega
Ish Drejtori i Krimit Ekonomik dhe Antikorrupsionit, Hazbi Brahja

Lapsi.al mësoi se mes emrave që i kanë zëvëndësuar të larguarit nga detyra ka ish-inspektorë, për disa prej të cilëve ka pasur masa disiplinore, ndërsa pjesa më e madhe të emëruarve janë ish punonjës të sigurimit të shtetit.

Lista me drejtuesit e rinj të emëruar në detyrë

Mevlut Matraku, drejtor i Performancës
(krijohet drejtori e re)
Refail Milo, Drejtor i Administratës- (krijohet drejtori e re)
Qerim Dede, Drejtor i Sigurisë në Aparatin Qëndror
Gëzim Bime, drejtor në KKE në Aparatin Qëndror
Agim Karalliu, Drejtor i SHISH në Tiranë
Ilir Tafa, Drejtor i SHISH, Durrës
Eltjon Nikolla, Drejtor i SHISH në Fier
V.E drejtor i SHISH në Elbasan
R.S, Drejtor i SHISH, Sarandë
Astrit Alija Drejtor i SHISH, Dibër
Ismail Salliu Drejtor i SHISH, Vlorë,
Xhevdet Zeqo, Drejtor i SHISH, Gjirokastër,
Julian Marku Drejtor i KKON në AQ

Vetë Bendo ka një bashkëpunim të gjatë me ish drejtuesit e shkarkuar, pasi ka qenë zëvëndës i Visho Ajazi Likës. Për momentin, Helidon Bendo, mbetet drejtuesi i komanduar i Shërbimit Informativ Shtetëror dhe ende nuk është dekretuar nga Presidenti Ilir Meta.

Në kulmin e lulëzimit të kanabisit, nga mesi i vitit 2016, në tryezën e Edi Ramës nisën të bëhen më të shpeshta informacionet për implikimin e policëve në biznesin e drogës.

Gjithsej 59 raporte me informacione për 127 policë të survejuar nga agjentët e SHISH, rrodhën në media pak muaj më parë.

Në këto dokumenta u përmendën për herë të parë Jaeld Çela, Sokol Bode dhe Gjergj Kohila, policët e dosjes Tahiri, që konsiderohen hallkat kyçe në zinxhirin që lidh kampionët e qeverisë me nënkampionët e kanabisit.

Prokuroria e Krimeve të Rënda i përdori atëherë disa sinjale të SHISH si pikënisje për dosjet hetimore.

Qeveria heshti.

Me Visho Ajazi Likën, kryeministri u nda me një shtrëngim duarsh, një dekoratë dhe me propozimin si ambasador në NATO. Me bashkëpuntorët e Visho Ajazit, bashkëhartues të raporteve të kanabisit, pati vetëm ndëshkime.

Raportet që hartoi SHISH kanë qenë temë diskutimi në një mbledhje të Këshillit të Sigurisë. Bujar Nishani ka pranuar se veç Edi Ramës, me të dhënat ishte njohur ish Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri.

Ishte koha kur akuzat ndaj Edi Ramës për lidhje me krimin dhe drogën u përshkallëzuan me çadrën e protestës para kryeministrisë. Ishte koha kur Rama dhe Tahiri i gruponin në “frontin e së keqes”, ata që denonconin kanabisin.

Raportet e Shërbimit Informativ Shtetëror sinjalizonin se situata kishte dalë jashtë kontrollit në policinë e shtetit.

Ato ishin dëshmi tronditëse se deri ku shkoi implikimi i policisë në biznesin e kanabisit.

Një skandal të këtyre përmasave, qeveria nuk mund t’ia lejonte vetes para zgjedhjeve. Të dhënat u mbajtën të fshehta deri kur Antimafia Italiane arrestoi Habilajt, solli përgjimet në Tiranë dhe skandali shpërtheu fort në opinionin publik.

Po bëhen 5 muaj që kur italianët sollën në Shqipëri materialet e dosjes Tahiri. Janë dashur pak muaj që gjithçka të ndryshojë në prokurori dhe në SHISH, jo thjesht në emrat e drejtuesit, por edhe në nivelet e tjera të të dy institucioneve.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY