Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Hoti: Së shpejti botohen letërkëmbimet e Aleksandër Moisiut me të dashurën Sonja Wiber

06/04/2018
Hoti: Së shpejti botohen letërkëmbimet e Aleksandër Moisiut me të dashurën Sonja Wiber

Rüdiger Schaper dhe Rexhep Hoti

Share on FacebookShare on Whatsapp

Zëvendësministri i Kulturës së Kosovës Rexhep Hoti është takuar me shkrimtarin gjerman Rüdiger Schaper, autori i cili ka shkruar biografi për Aleksandër Moisiun, aktorin e madh me famë botërore me origjinë shqiptare, i cili po qëndron këto ditë në Prishtinë.

Libri i autorit Schaper “Aleksandër Moisiu. Trieshtë – Berlin – Nju Jork. Një legjendë aktrimi” është përkthyer në shqip nga Feride Berisha, në bashkëpunim mes Shtëpisë Botuese PA dhe Qendrës Multimedia, i përkrahur nga rrjeti Traduki. Sot pjesë nga ky botim do të lexohen në Teatrin Kombëtar të Kosovës në shqip e në gjermanisht ku pjesëmarrës do të jetë edhe vet autori i librit, Schaper i cili ndodhet për vizitë në Kosovë.

Me këtë rast, zëvendësministri Hoti, i shprehu mirëseardhje dhe i gatishmërinë e MKRS-së për ta përkrahur autorin gjerman edhe në bashkëpunimet tjera. Ndër çështjet që u diskutuan në këtë takim është një projekt i cili pritet të shqyrtohet nga ana e MKRS-së që të realizohet. Ky projekt parasheh botimin e një vepre të re për Aleksandër Moisiun, ku do të përfshihen 51 letërkëmbime mes aktorit dhe të dashurës së tij Sonja Wiber, në fund të jetës së tij, rreth viteve 1934-35. “Këto letërkëmbime janë të pabotuara dhe do të jetë në interes për lexuesin shqiptar t’i ketë në dorën e tij”, ka thënë Hoti.

Gjithashtu, në kuadër të botimit janë të parapara të përfshihen një studim i autorit Schaper për Moisiun, fotografi të pabotuara më parë dhe një pjesë artistike në fund të botimit e cila edhe do të mund të inskenohej. E në kuadër të projektit, në Prishtinë, do të realizohet edhe një ekspozitë me fotografi të Moisiut.

“Ne si ministri jemi të gatshëm që të ndërmarrim hapat e duhur që ta përkrahim një aktivitet i cili do të sillte para lexuesit shqiptar gjëra ekskluzive të aktorit të madh Aleksandër Moisiu dhe këtë gjë ta bënin institucionet e Republikës së Kosovës do të ishte një gjë e mrekullueshme”, u shpreh ndër të tjera zëvendësministri Hoti.

Ndërkaq, nga ana e tij, autori gjerman Schaper, u shpreh se ndjehet i kënaqur që ndodhet në Kosovë, tek populli i Aleksandër Moisiut, dhe falënderoi zëvendësministrin Hoti për pritjen dhe për gatishmërinë për bashkëpunimin e mëtejmë në konkretizim të projekteve të planifikuara.

Aleksander Moisiu ne moshen e rinise
Tags: aleksander moisiubotimleterkembim

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Fier, arrestohet një prokuror për korrupsion pasiv

Konfiskohen 10 pasuri të Saimir Taullahut në Fier

23/02/2026
Rama për shembjet në aksin Librazhd Prrenjas: Ka ndodhë edhe në Itali

Rama për shembjet në aksin Librazhd Prrenjas: Ka ndodhë edhe në Itali

23/02/2026
Berisha: Protesta e së shtunës do jetë ndryshe! Kryengritja kalon në fazën e diversifikimit

Berisha: Protesta e së shtunës do jetë ndryshe! Kryengritja kalon në fazën e diversifikimit

23/02/2026
Bllokohet juglindja e vendit, shembet rruga e drejt shembjes edhe ura në Librazhd

Shembje të reja në aksin Librazhd Prrenjas. Rruga nuk hapet

23/02/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Fier, arrestohet një prokuror për korrupsion pasiv

Konfiskohen 10 pasuri të Saimir Taullahut në Fier

23/02/2026
Rama për shembjet në aksin Librazhd Prrenjas: Ka ndodhë edhe në Itali

Rama për shembjet në aksin Librazhd Prrenjas: Ka ndodhë edhe në Itali

23/02/2026
Berisha: Protesta e së shtunës do jetë ndryshe! Kryengritja kalon në fazën e diversifikimit

Berisha: Protesta e së shtunës do jetë ndryshe! Kryengritja kalon në fazën e diversifikimit

23/02/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.