EMRI/ Kapet autori i masakres me thike ne Elbasan

EMRI/ Kapet autori i masakres me thike ne Elbasan

150
0
Shares
Policia arreston në kohë reale autorin që dyshohet se goditi sonte me thike katër shtetasit ne nje rruge ne Elbasan.
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit, në Komisariatin e Policisë Elbasan, pas një pune të mirëorganizuar bënë kapjen dhe arrestimin në flagrancë të shtetasit:
Gëzim Shabani, 39 vjeç banues në Elbasan.
Shtetasi  i lartpërmendur, më  datë 06.04.2018 në  Lagjen “Sul Paprri”  pasi ka dalë nga një local, në rrugë  është  konfliktuar  dhe  dyshohet të  ketë goditur me mjet të mprehtë shtetasit : E.Ç., 44 vjeç, Z.Ç., 19 vjeç,  A.S., 42 vjeç dhe  U.S., 18  vjeç  banues në Elbasan.
Të  katërt shtetasit ndodhen në spitalin  Kirurgjik Elbasan jashtë rrezikut për jetën.
Shkak  i konfliktit dyshohet  të ketë qenë një  konfikt  i  mëparshëm që shtetasi i lartpërmendur dyshohet të ketë patur  me  vëllain e shtetasit U.S.
Materialet do t’i kalojnë  Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY