Ekzekutohet 25 vjecari në Tropojë, u vra në rrethana enigmatike

Ekzekutohet 25 vjecari në Tropojë, u vra në rrethana enigmatike

241
0
Shares

Një i ri 25 vjecar u vra sot në Tropojë në një ambinet të izoluar në afërsi të fshatit Luzhës, vetëm 9 km nga qyteti i Bajram Currit.

25-vjeçari me inicialet R.A ka mbetur i vrarë me armë zjarri, teksa po kulloste bagëtitë në fshatin Luzhë.

Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur për motive të dobëta. Uniformat blu kanë identifikuar autorin, një 23-vjeçar me inicialet S.R dhe po punohet për kapjen e tij.

Ndërkaq, grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes, dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Njoftimi i policise:
Më datë 06.04.2018, në malin e fshatit Luzhë është vrarë me armë zjarri shtetasi R.A., 25 vjeç.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar në vendngjarje dhe nga veprimet paraprake ka rezultuar se shtetasi R.A i cili po kulloste bagëtitë në fshatin Luzhë dyshohet se është vrarë me armë zjarri automatik, për motive të dobëta, nga shtetasi S.R., 23 vjeç, banues në Luzhë.

Policia po bën krehjen e zonës me qëllim kapjen e autorit të dyshuar.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY