Opozita nis sot mosbindjen civile, bllokohen akset rrugore

Opozita nis sot mosbindjen civile, bllokohen akset rrugore

152
0
Shares

Opozita nis sot në orën 10:00 mosbindjen civile, ku pritet të bllokojë disa akse kryesore të qarkullimit të rrugëve, në shenjë proteste për vendosjen e taksës në Rrugën e Kombit. Ka nisur grumbullimi i protestuesve edhe në Vorë. Këtu pritet të bllokohet jo vetëm autostrada por dhe akse të tjera dytësore. Këtu ndodhet dhe kryetari i PD-se, Lulzim Basha.

Në Milot janë deputetët Flamur Noka, Bardh Spahia, kryetari i bashkise se Kukesit Bashkim Shehu,

Në rrethrrotullimin e Çermës në Lushnje ka nisur grumbullimi i protestuesve. Në rrethrrotullimin e Çermës në Lushnje, pritet të mblidhen protestues nga qarqet Fier, Vlore, Berat dhe Gjirokastër.

Nga ora 10:00 – 13:00 pothuajse i gjithë qarkullimi në Shqipëri do të jetë i paralizuar, kjo pasi 4 akset kryesore do të bllokohen me protestues.

Qytetarë të mbështetur edhe nga PD do të bllokojnë kryqëzimin e Milotit i cili lidh Tiranën me Shkodrën, por edhe Rrugën e Kombit me Tiranën dhe Durrësin. Gjithashtu do të bllokohet kryqëzimi i Çermës në Lushnje që bllokon lëvizjen në jug të vendit, kryqëzimin e Vorës dhe kryqëzimi i Bradasheshit në Elbasan.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY