Mera takon ministrin kroat te Mbrojtjes, ja per cfare i fol

Mera takon ministrin kroat te Mbrojtjes, ja per cfare i fol

94
0
Shares

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, priti në takim Zëvendëskryeministrin dhe Ministrin e Mbrojtjes së Republikës së Kroacisë, Zotin Damir Krstičević.

Presidenti Meta vlerësoi marrëdhëniet e shkëlqyera historike e tradicionale midis dy vendeve e dy popujve dhe shprehu besimin se falë vizionit dhe interesave të përbashkëta, këto marrëdhënie do të forcohen më tej në të ardhmen.

Presidenti Meta shprehu mirënjohjen për mbështetjen që Kroacia i ka dhënë Shqipërisë në kuadër të procesit të integrimit evropian dhe besimin se kjo mbështetje do të jetë e qenësishme edhe për çeljen e negociatave të anëtarësimit në BE.

Duke u ndalur në fushën e sigurisë dhe të mbrojtjes, Presidenti Meta, vlerësoi bashkëpunimin e shkëlqyer në këtë fushë, në kuadër të Kartës së Adriatikut, si dhe për partneritetin e shkëlqyer si dy vende anëtare të NATO-s.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY