Basha lajmëron protestën tjetër: Rama vetëm ka pranuar fajin

Basha lajmëron protestën tjetër: Rama vetëm ka pranuar fajin

109
0
Shares

Kreu i PD-së Lulzim Basha tha sot pasdite se Edi Rama ka pranuar fajin por për sa kohë mban në burg 11 të pafajshëm nuk është tërhequr. Ai kërkoi nga qytetarët shqiptarë që të mbanin në këmbë mosbindjen civile që nisi sot përmes një tjetër proteste kombëtare në të gjithë vendin të martën. Basha foli për mediat fill pas takimit që mbajti me drejtues të partive opozitare në vend,

Fjala e Bashes:

Së pari në emër të opozitës dua tu shpreh një falenderim të gjithë qytetarëve që iu bashkuan sot protestës sot në katër anët e vendit. Atyre që me kurajo civile ndërmorën aktin e bllokimit të aksit rrugor por edhe mijëra e mijëra qytetarëve të tjerë që iu bashkuan nga automjetet e tyre, dhe ju keni inverstuar shumë prej tyre, duke thënë që janë të gatshëm të qendronin deri natën, që tregon se akti i sotëm është një akt që i ka bashkuar shqiptarët në një qendresë qytetare, në një mosbindje qytetare kundër padrejtësisë dhe kundër grabitjes.

Së dyti, dua ti drejtoj një apel të gjithë mediave që të mos bien në grackën e Edi Ramës dhe të mos përdorin fjalën ‘tërheqje’. Edi Rama sot ka pranuar fajin. Përsa kohë mban në burg 11 të burgosur të pafajshëm, që kanë vepruar kundër fajit të tij, nuk është tërhequr. Prandaj ti bashkohemi kërkesës së qytetarëve së Kukësit, Hasit, Tropojës dhe mbarë Shqipërisë për lirimin urgjent të 11 pengjeve të fajit të Edi Ramës. Ata nuk janë fajtorë. Ata janë pengje të fajit të Edi Ramës.

Ndonëse ka pranuar fajin, Edi Rama refuzon të përballet me pasojat dhe përgjegjësitë e këtij faji. Ai duhet të anulojë menjëherë dhe përgjithmonë taksën korruptive të Rrugës së Kombit. Ai duhet të japë përgjegjësi ligjërisht dhe penalisht së bashku me vartësit e tij për urdhërat e paligjshëm me të cilët kanë rrëmbyer dhe terrorizuar qytetarët, protestuesit, familjarët në mes të natës nga shtëpitë e tyre dhe sa kohë që kjo nuk ndodh, opozita do të vazhdojë të qendrojë në krah të protestës legjitime të qytetarëve kuksianë, të familjerëve të pengjeve të fajeve të Edi Ramës për të kërkuar lirimin e tyre të plotë.

Siç e kemi, kjo krizë ka shpalosur para shqiptarëve një të vërtetë të dhimbshme që opozita ka muaj dhe vite që e thotë; Edi Rama sot nuk është kryeministri i vendit. Ai është autokrati që kontrollon jo thjeshtë qeverinë dhe maxhorancën por që kontrollon dhe ka privatizuar dhe politizuar policinë e cila iu bind urdhërave të paligjshëm për të grabitur në mes të natës këta qytetarë të pafajshëm. E cila vuri Tiranën në shtetrrethim sikur po hetohej një grup terrorist por e cila nuk është në gjendje të kapë Arbër Çekajn që sjell 180 milionë euro kokainë. E cila nuk është në gjendje të kapë as komandandët e policisë për të cilët është urdhëruar aktarresti. Pse?! Sepse janë kapur si bashkëpunëtorë të drogës. Ka një vit e gjysëm që gënjën shqiptarët dhe partnerët për kapjen e Klement Balilit. Kjo polici, papritur, u ngrit në këmbë me urdhër të Edi Ramës dhe arrestoi 23 të pafajshëm, 11 prej të cilëve mbahen në burg të mënyrë të paligjshme.

Prokuroria, tashmë, është zbuluar para shqiptarëve si një prokurori politike. Vendosi një kryeprokurorore kukull pa veting me votat e 69 deputëtëve të Edi Ramës. Me zëvëndësimet që janë bërë në kupolën e prokurorisë është e qartë se peshqit e mëdhenj nuk do kapen. Kriminelët, trafikantët nuk do kapen. Politikanët e korruptuar nga Vangjush Dako tek damian Gjiknuri, që i kanë dosjet më të larta se unë në Prokurori, dhe këtë e dinë edhe partnerët ndërkombëtarë, nuk do të kapen. Por kjo prokurori do të përdoret  për të ushtruar terror ndaj shqiptarëve.

Së treti, gjykata, drejtësia është kapur. Akti i tmerrshëm i djeshëm, u munduan me çdo kusht të ndalin transparencën në gjykatë duke dhunuar dhe deputetët, vetëm e vetëm që të mos dilte historia e z Onuzi, që u grabit në prani të 3 fëmijëve që u terrorizuan dhe sot mbahet si peng i fajit të Edi Ramës në qelitë e Vaqarrit dhe e dhjetërave qytetarëve të tjerë që u ngritën për bukën e gojës, tregon qartë se gjykata bëri një akt të paligjshëm që e thelloi edhe më shumë me bindjen e verbër ndaj urdhërit politik për të mbajtur pengje 11 kuksianët në qelitë e burgut. Nuk duhet të jenë ata në qelitë e burgut. Duhet të jenë kriminelët që ka liruar Edi Rama. Duhet të jenë njerëzit që janë përgjegjës për fajet e Edi Ramës sepse faji ka përgjegjës. Faji i Edi Ramës, taksa e Edi Ramës ishte ajo që i shtyu qytetarët në revoltë për bukën e gojës.

Pra këto janë çështjet të cilat kanë ngritur shqiptarët në këmbë. Në radhë të parë, ata që protestuar kanë protestuar në solidaritet me padrejtësitë ndaj qytetarëve të Kukësit. Kanë treguar se kuksianët nuk janë vetëm dhe nuk do të jenë vetëm dhe se shqiptarët nuk do të pranojnë shembullin e terrorit që Edi Rama u mundua të ushtronte në Kukës dhe janë ngritur bashkë me ta dhjetëra mijëra qytetarë të cilëve iu është hequr buka e gojës pa asnjë shpjegim.

Janë hequr nga lista e ndihmës ekonomike. Janë ngritur bashkë me ta dhjetëra mijëra sipërmarrje të vogla të cilat janë futur me urdhërin e peshkut trutharë dhe të korruptuar të financave në skemën e TVSH-së kundër këshillës së FMN-së dhe paralajmërimeve të FMN-së, për ti rrënuar, për ti shkatërruar, për ti grabitur që të përfitojë një grusht oligarkësh nga shkatërrimi i bzinesit të vogël.

Janë ngritur baballarë dhe nëna që nuk paguajnë dot faturën e uit në Tiranë dhe në qytete të tjera të Shqipërisë se u vinte 15 mijë lekë dhe u ka shkuar 23 dhe do u shkojë 30 mijë lekë.

Janë ngritur njerëzit të cilët kanë parë se do tu 5 fishohet taksa e pronës pa asnjë shpjegim dhe do ta paguajnë edhe këtë në faturën e ujit dhe dritave. Prandaj qytetarët kanë reaguar sot.

Opozita i falenderon nga zemra dhe i garantoj të gjithë qytetarët se do të vazhdojmë të jemi në krahun tuaj. Nuk kemi asnjë mision tjetër dhe detyrë më të rëndësishme e të madhe se të jemi në krahun tuaj.

Në këtë kuadër, edhe javën e ardhshme duke nisur nga dita e martë, në respekt të së dielës dhe së hënës së Pashkëve Ortodokse , ne në bashkëpunim me sipërmarrjen e vogël, me fermerët, dhe natyrisht në solidaritet total me kuksianët dhe gjithë qytetarët e Shqipërisë që refuzojnë padrejtësinë dhe grabitjen, do të vazhdojmë të mbështesim të gjitha aktet e mosbindjes qytetare dhe protestës e cila do të shtrihet në mbarë Shqipëri

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY