Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Rruga e Kombit, Kosova do vendosë tarifë simbolike

02/04/2018
Rruga e Kombit, Kosova do vendosë tarifë simbolike
Share on FacebookShare on Whatsapp

Zhvillimet më të fundit në Shqipëri, protesta për tarifën në Rrugën e Kombit po ndiqet me mjaft interes edhe në Kosovë. Në fakt, shqiptarët e Kosovës thotë se janë ata të dëmtuarit e medhenj nga taksa e qeverisë shqiptare. Në një shkrim të publikuar sot, REL sjell zërat e analistëve ekonomik dhe politik për këtë çështje.

Eksperti i çështjeve ekonomike, Naim Gashi tha se tarifa rrugore është një goditje shumë e rëndë e bashkëpunimit ekonomik ndërmjet dy vendeve.

“Vëllimi tregtar ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë është dhjetë herë më i ulët sesa me Serbinë dhe vendosja e taksës rrugore do ta reduktojë edhe më shumë këtë vëllim tregtarë. Qeveria e Shqipërisë po merr veprime konkrete të cilat po e frenojnë rritjen e vëllimit tregtare dhe bashkëpunimit ekonomik ndërmjet dy vendeve”, tha Gashi.

Të dhënat zyrtarë tregojnë se vlera e importit të produkteve të cilat importohen nga Shqipëria në vit tejkalon shumën prej 99 milionë euro, derisa vlera e produkteve të Kosovës që eksportohen në Shqipëri është vetëm 15 milionë euro.

Berat Rukiqi nga Oda Ekonomike e Kosovës tha për Radion Evropa e Lirë se do të duhej të kishte taksë, por ajo të jetë e arsyeshme, pasi tarifa e caktuar do të ketë ndikim negativ në aspektin ekonomik.

“Një vendim i cili kur është marrë nuk ka trajtuar shumë aspekte. Ka qenë jotransparent dhe ka një strukturë të taksave që janë mjaft të larta, qoftë për qytetarët, qoftë për biznesin. Pjesa më e madhe që preken nga kjo taksë janë qytetarët e Kosovës. Nëse kjo taksë mbetet dhe nuk ka alternativë së paku do t’i bëjë produktet më pak konkurruese. Por, unë mendoj se ende ka hapësirë që Qeveria e Shqipërisë të gjejë një modalitet që nuk i dëmton as qytetarët e as bizneset”, tha Rukiqi.

Sipas të dhënave të Policisë kufitare të Kosovës dërguar Radios Evropa e Lirë, vetëm në vitin 2017 në kufirin me Shqipëri janë regjistruar mbi 2 milionë hyrje dhe dalje të automjeteve, kamionëve dhe autobusëve.

Ndryshe nga Shqipëria, shteti i Kosovës pritet të vendosë një tarifë simbolike për pjesën e autostradës së Kosovës. Ministria e Infrastrukturës është në procedurë të fizibilitetit, por që është thënë se kjo tarifë do jetë simbolike dhe do përputhet me kushtet ekonomike të qytetarëve të Kosovës, shkruan REL.

Tags: kosovarrugataksa

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

“Diella” padit kryeministrin Edi Rama. Aktorja nuk u pyet për përdorimin e imazhit dhe zërit

“Diella” padit kryeministrin Edi Rama. Aktorja nuk u pyet për përdorimin e imazhit dhe zërit

13/02/2026
Policia belge bastis zyrat e Komisionit Europian, dyshime për parregullsi në shitjen e pronave

Policia belge bastis zyrat e Komisionit Europian, dyshime për parregullsi në shitjen e pronave

12/02/2026
Bardhyl Fusha, me 3 biznese por rrëfen pse sulmoi bankën në Tiranë

Bardhyl Fusha, me 3 biznese por rrëfen pse sulmoi bankën në Tiranë

12/02/2026
Sekuestrohet një sasi e madhe droge dhe 20 mijë euro në Korçë

I kërkoi 20 mijë euro zyrtarit të Shëndetit Publik, arrestohet gazetari Elio Laze

12/02/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

“Diella” padit kryeministrin Edi Rama. Aktorja nuk u pyet për përdorimin e imazhit dhe zërit

“Diella” padit kryeministrin Edi Rama. Aktorja nuk u pyet për përdorimin e imazhit dhe zërit

13/02/2026
Policia belge bastis zyrat e Komisionit Europian, dyshime për parregullsi në shitjen e pronave

Policia belge bastis zyrat e Komisionit Europian, dyshime për parregullsi në shitjen e pronave

12/02/2026
Bardhyl Fusha, me 3 biznese por rrëfen pse sulmoi bankën në Tiranë

Bardhyl Fusha, me 3 biznese por rrëfen pse sulmoi bankën në Tiranë

12/02/2026
  • Advertisement
  • Contact
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.