Protestuesit në shenjë proteste kanë bllokuar rrugën ku ndodhet drejtoria e policisë e Tiranës, tek “Myslym Shyri” në shenjë proteste për atë që ndodh në Rrugën e Kombit dhe u kërkojnë në mënyrë simbolike drejtuesve të mjeteve 5 euro për të kaluar.
Në disa momente duhet ndërhyrja e deputetëve të PD-së për të liruar lëvizjen e makinave.
Dhjetra qytetarë të Kukësit prej ditës së djeshme ndodhen para drejtorisë së Policisë së Tiranës, ku janë transferuar të arrestuarit për protestën në Rrugën e Kombit.
Ata kërkojnë lirimin e tyre.
Më pas policia vendosi të devijojë lëvizjen e makinave.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/