Policia e Shkodrës ndaloi sot një shtetas i shpallur në kërkim
Nga strukturat e Seksionit Kundër Krimeve ndaj Jetës dhe Lirisë së Personit, në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative, u kap dhe u ndalua shtetasi në kërkim:
Elsid Ramja 25 vjeç, banues në lagjen “Partizani” Shkodër
Ndalimi i tij u bë pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Shkodër në dhjetor të 2015, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Plagosje e rëndë me dashje.
Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprime të metejshme.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/