Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Blendi Fevziu tregon për herë të parë arsyen se pse Berisha nuk i hap telefonin

02/04/2018
Sali Berisha “thyen bojkotin” rikthehet në emisionin e Blendi Fevziut pas mungesës 5 vjeçare
Share on FacebookShare on Whatsapp

Gazetari Blendi Fevziu ka treguar sot për herë të parë arsyen se pse ish Kryeministri Sali Berisha nuk komunikon me të prej disa vitesh. I ftuar në studion e “Rudina” në Tv Klan Fevziu foli rreth takimit të tij em Berishën pak ditë më parë, ku sqaroi se takimi mes tyre nuk ka patur si temë ndonjë ftesë për në emision, apo diskutimet për zhvillimet në Shqipëri. Fevziu tregoi se në takimin me Berishën kanë diskutuar për politikat e jashtme, duke e quajtur takim kortezie, që përkoi në fakt me vizitën në Tiranë të ish-Kryeministrit të Neë York Rudy Giuliani.

Gjatë emisionit Fevziu sqaroi se me Berishën ka pasur ndalim komunikimi dhe nuk ka asnjë zënkë mes tyre.

“Jo s’kam biseduar fare për programin, as për probleme të ditës apo politike. Ka qenë një kafe kortezie, pothuajse e gjithë biseda ka qenë e fokusuar tek politika e jashtme. Kam folur për problemet që janë në qendër të vëmendjes kohët e fundit, siç janë raportet mes Turqisë dhe Bashkimit Europian. Nuk kam folur as për programin, as për ftesë, ka qenë një kafe kortezie shumë korrekte. Në Shqipëri është bërë zakon që çdo gjë e kthejnë në lajm dhe portalet ndjekin njëri-tjetrin.

Një takim është i rëndësishëm për të dy personat që takohen. Dikush e konsideron të rëndësishëm për emisionin, dikush tjetër për një gjë tjetër. Ky ishte një takim mes dy personave që në fund të fundit kanë raporte mes tyre, nuk ka rëndësi si mund të jetë raporti. Nuk kishte ndonjë gjë për t’u kthyer në lajm.

Berisha ka një ftesë të hapur për të ardhur në emision, por unë nuk kam hyrë në këto biseda. Unë nuk kam patur zënie me Berishën, por ndalim komunikimi për arsye të rrethanave të krijuara nga emisioni. Nuk më ka telefonuar më, më pas as unë nuk e kam telefonuar sepse dy-tre telefonatave të fundit nuk i është përgjigjur. Kaq ka qenë historia. Nuk kemi bërë fjalë dhe nuk jemi sharë. U takova në një kafe dhe nuk bëhet fjalë për tjetër gjë”, tha Fevziu, në emisionin Rudina në tv klan.

Tags: berishablendi fevziu

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

VIDEO/ Kapet hajduti i zyrës së këmbimit, dalin pamjet e grabitjes

VIDEO/ Kapet hajduti i zyrës së këmbimit, dalin pamjet e grabitjes

05/03/2026
Berisha: Më 12 mars, Shqipëria vjen këtu për të kërkuar largimin e Ramës! Ora do caktohet. Berisha shpjegon mosvotimin për Spiropalin

Berisha: Më 12 mars, Shqipëria vjen këtu për të kërkuar largimin e Ramës! Ora do caktohet. Berisha shpjegon mosvotimin për Spiropalin

05/03/2026
SPAK kontrolloi shtëpinë e ish deputetit të PS dhe ish ministrit të Nanos

Fotografi i Seidinit dëshmon në gjyqin ndaj Leonard Dukës dhe Drianto Bardhit

05/03/2026
Topalli sqaron votën ndaj Spiropalit: Nuk ishte qëndrim politik, por lapsus teknik

Topalli sqaron votën ndaj Spiropalit: Nuk ishte qëndrim politik, por lapsus teknik

05/03/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

VIDEO/ Kapet hajduti i zyrës së këmbimit, dalin pamjet e grabitjes

VIDEO/ Kapet hajduti i zyrës së këmbimit, dalin pamjet e grabitjes

05/03/2026
Berisha: Më 12 mars, Shqipëria vjen këtu për të kërkuar largimin e Ramës! Ora do caktohet. Berisha shpjegon mosvotimin për Spiropalin

Berisha: Më 12 mars, Shqipëria vjen këtu për të kërkuar largimin e Ramës! Ora do caktohet. Berisha shpjegon mosvotimin për Spiropalin

05/03/2026
SPAK kontrolloi shtëpinë e ish deputetit të PS dhe ish ministrit të Nanos

Fotografi i Seidinit dëshmon në gjyqin ndaj Leonard Dukës dhe Drianto Bardhit

05/03/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.