Ne foto, personi nga pas Endri Fuga, shefi i komunikimit te qeverise
Rreth 80 zyrtarë të administratës së qeverisë, disa ministrive, drejtorisë së policisë në Tiranë dhe rrethe dhe zyra e marrëdhënieve me publikun në bashki janë prej dje pasdite në punë pa pushim dhe me turne edhe gjatë natës.
Të gjithë këta zyrtarë duhet të monitorojnë të gjitha mediat online dhe të bëjnë ankesa në rrjete sociale përmes algoritmeve për të bllokuar shpërndarjen dhe mundësisht edhe publikimin e artikujve kritikë për qeverinë dhe që inkurajojnë protestat që nisën në Kalimash.
Ndërhyrja e tyre është më pasoja financiare për emdiat online pasi algoritmet e rrjeteve sociale ndikohen nga reagimet negative të lexuesve. Kjo con në bllokimin e shpërndarjes dhe shpesh në penalitete që bëjnë të pamundur funksionimin e mediave online.
Grupet e sabotimit të lajmeve të ngritur nga qeveria funksionojnë gjithë kohën por në ditë tensionesh ata janë gjithë kohën në punë.
Gjatë pasdites së djeshme u bllokua në një masë mbi 50% qarkullimi i lajmeve në Facebook ndërsa në mëngjes skuadra nuk ishte shumë e vëmendshme cfarë lejoi një funksionim normal të portaleve online. Por pas orës 11 të paradites së sotshme ka filluar sërish bllokimi i shpërndarjes.
Droni.al ka nisur një procedurë ankimimi në Facebook në lidhje me bllokimin e organizuar të qeverisë shqiptare duke shfrytëzuar mjetet mbrojtëse të rrjetit të madh social. Ne i kemi këkruar Facebook të identifikojë ankesat dhe IP nga vijnë cafrë do të kthjekllonte dhe Facebook në lidhje me sabotimin e fjalës së lirë nga qeveria përmes rrjetit social.
Një tjetër parti politike e majtë përdori shumë mjete për të bllokuar gjatë zgjedhjeve parlamentare të vitit 2017 të gjitha portalet jomiqësore më këtë parti si droni.al. lapsi.al. gazetatema.net etj. Bllokimi vijoi deri një natë para zgjedhjeve.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/