Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Lulzim Basha kërkon lirimin e të arrestuarve: Rama po lufton për paratë e korrupsionit

01/04/2018
Lulzim Basha kërkon lirimin e të arrestuarve: Rama po lufton për paratë e korrupsionit
Share on FacebookShare on Whatsapp

Kreu i PD-së Lulzim Basha kërkoi sonte përmes një deklarate për mediat lirimin e menjëhershëm të kuksianë të rrëmbyer në mënyrë të paligjshme, sipas tij. Ai theksoi se këshilltarët bashkiakë të Kukësit kanë kallëzuar penalisht policinë dhe prokurorinë e Kukësit për këtë akt kriminal ndërkohë që kërkoi nga Prokurorja e Përgjithshme të ndalë menjëherë së vepruari si hetuesi politike në shërbim të Edi Ramës.

Lulzim basha deklaroi mbështetjen e tij për qytetarët e Kukësit për të cilët ai tha se janë në të drejtën e tyre legjitime dhe demokratike. Edi Rama po lufton për paratë e korrupsionit me të cilat po mbush xhepat e tij dhe të bandës së tij, deklaroi Basha.

 

Deklarata e plotë e kryetarit të PD, Lulzim Basha.

Prokuroria dhe policia patën një javë për të ndaluar dhe arrestuar trafikantin ndërkombëtar Arbër Çekaj, i cil,i së bashku me politikanë të lartë, trafikoi 613 kilogramë kokainë kolumbiane, por ata nuk bënë asgjë, as nuk e ndaluan, as e arrestuan, por e lanë të lirë të ikte i qetë nga Shqipëria.

E njëjta polici dhe e njejta prokurori dje ka mobilizuar brenda pak orësh me qindra forca për të rrëmbyer në mes të natës nga shtëpitë e tyre qytetarët e thjeshtë të Kukësit, vetëm pse protestuan për mbijetesën e tyre dhe të fëmijëve të tyre.

Kjo polici dhe prokurori që lë të lirë, vëllezërit Habilaj, Klement Balilajn, Orest Soten, Agron Xhafajn dhe dhjetra kriminelë në kërkim kombëtar e ndërkombëtar, mbrëmë pas mesnate u hodh me urdhër politik të Edi Ramës, e armatosur dhe e blinduar  kundër njerëzve më të varfër dhe më të shpërfillur të Shqipërisë.

Aktet për të cilat akuzohen protestuesit janë vepra të lehta penale që Kodi Penal i parashikon nga gjobë deri në 3-4 vjet burg. Por policia dhe prokuroria e Edi Ramës janë hedhur në një reprezalje tipike për vendet diktatoriale në të cilat kritika dhe kundërshtimi i qeverisë është krimi më i rëndë se çdo krim tjetër.

Arrestimet e kryera në mes të natës kanë vetëm një qëllim: ushtrimin e terrorit ndaj banorëve të Kukësit, në mënyrë që ata dhe gjithë shqiptarët e tjerë të nënshtrohen dhe të mos ngrenë zërin kundër bandës kriminale që qeveris vendin.

Shumica e qytetarëve janë rrëmbyer në mënyrë të paligjshme nga shtëpitë e tyre në mes të natës pa paraqitur asnjë urdhër ndalimi dhe arresti dhe janë sjellë në Tiranë. Kjo përbën vepër të rëndë penale të heqjes së paligjshme të lirisë. Për këtë akt kriminal, këshilltarët bashkiakë të Kukësit kanë kallëzuar penalisht policinë dhe prokurorinë e Kukësit. Ne nuk do të tërhiqemi derisa të gjithë ata që urdhëruan dhe ekzekutuan rrëmbimin e qytetarëve të japin llogari para ligjit.

Ne kërkojmë lirimin e menjëhershëm të tyre, pa asnjë kusht. Siç e kërkon ligji dhe të drejtat e njeriut ata duhet të hetohen në gjendje të lirë.

I bëj thirrje Prokurores së Përgjithshme të Përkohshme, e cila ka një të shkuar të njollosur nga kufizime të padrejta të lirisë së qytetarëve, që të ndalë menjëherë së vepruari si hetuesi politike në shërbim të Edi Ramës.

Prokuroria duhet të shpallë prioritet kombëtar luftën kundër drogës, krimit të organizuar dhe korrupsionit. Dosjet e Saimir Tahirit, Vangjush Dakos, Qazim Sejdinit, Damian Gjiknurit, Ilir Beqajt, Klement Balilit, Habilajve dhe kriminelëve të tjerë duhet të jenë fokusi i punës së saj.

Duhet t’u them qytetarëve të Kukësit që të mos tremben dhe të mos tërhiqen nga të drejtat e tyre legjitime dhe demokratike. Ju jeni në të drejtën tuaj legjitime. Edi Rama po lufton për paratë e korrupsionit me të cilat po mbush xhepat e tij dhe të bandës së tij.

Ju luftoni për mbijetesën tuaj dhe të fëmijëve tuaj. E drejta është me ju. Kukësi ka njohur shpesh shpërfilljen, izolimin, përçmimin, dhunën dhe diktaturën. Por askush nuk i ka nënshtruar dot.  Edi Rama me veglat e tij janë qenie qesharake para atyre që kuksianët kanë përballuar dhe mbi të cilët kanë triumfuar. Prandaj duhet ta trajtojnë Edi Ramën ashtu siç është, një plaçkitës të cilit populli duhet t’i tregojë vendin që u takon plaçkitësve. Ne jemi me ju. E gjithë Shqipëria është me ju. Të gjithë shqiptarët janë me ju. Nga Prishtina në Sarandë.

Tags: Bashakalimashkukes

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Qytetari bie në gjendje koma në mes të rrugës

Policia e Tiranës merr masa për protestën e opozitës, ndalohen parkimet dhe bllokohen rrugët

23/01/2026
FOTO/ Kukësi në shtetrrethim, qindra forca policie mësyjnë në qytet

KUKËS/ Fillimisht goditje me shkop bejsbolli, më pas i drejtojnë armën

23/01/2026
Berisha: Nesër populli opozitar i bën gjyqin kryehajdutit të këtij kombi

Berisha: Nesër populli opozitar i bën gjyqin kryehajdutit të këtij kombi

23/01/2026
Një biznesmene dhe doganieri arrestohen në Rinas

E kapën kinezen me një çantë plot me euro dhe dollarë

23/01/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Qytetari bie në gjendje koma në mes të rrugës

Policia e Tiranës merr masa për protestën e opozitës, ndalohen parkimet dhe bllokohen rrugët

23/01/2026
FOTO/ Kukësi në shtetrrethim, qindra forca policie mësyjnë në qytet

KUKËS/ Fillimisht goditje me shkop bejsbolli, më pas i drejtojnë armën

23/01/2026
Berisha: Nesër populli opozitar i bën gjyqin kryehajdutit të këtij kombi

Berisha: Nesër populli opozitar i bën gjyqin kryehajdutit të këtij kombi

23/01/2026
  • Advertisement
  • Contact
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • Politika e privatësisë
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.