Pamjet e mëposhtme tregojnë gjendjen aktuale te Rruga e Kombit pas protestës së dhunshme.
Protestuesit nga Kukës, Hasi, Tropoja dhe Kosova janë tërhequr nga sportelet dhe rruga e Kombit duke i lënë ata krejtësisht të shkatërruar.
Siç shihet në pamjet e mëposhtme gjithçka është e prishur dhe ajo çfarë ka mbetur janë copëzat e sporteleve.
Që në orët e para të mëngjesit banorët janë mbledhur në traun e Rrugës së Kombit për të protestuar ndaj tarifës së vendosur nga qeveria.
“Nuk do lejojmë drejtuesit e mjeteve të kalojnë. Jemi të gatshëm të kemi një marrëveshje për heqjen e tarifës. Nuk e dimë sa do të zgjasë protesta. Duhet të vijë qeveria këtu”, u shprehën ata.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/