Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

VIDEO/ Basha: Protesta te Rruga e Kombit, është vetëm fillimi…!

31/03/2018
VIDEO/ Basha: Protesta te Rruga e Kombit, është vetëm fillimi…!
Share on FacebookShare on Whatsapp

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha paralajmëron kryeministrin Edi Rama, se protesta te Rruga e Kombit është vetëm fillimi, ndërsa i kërkon “të pezullojë menjëherë tarifën e Rrugës së Kombit”.

“Pagesa për mirëmbajtjen të kryhet nga fondi i taksës së qarkullimit plot 200 milionë euro në vit”.

Nga selia e PD-së në një deklaratë për median, Basha tha se tarifa e kalimit është një taksim i dyfishtë. “Tarifa është ndëshkim për qytetarët e një prej zonave më të varfra në vend. Rama e vendosi tarifën me dhunën e kartonëve në parlament dhe me dhunën e policisë. Edi Rama po grabit qytetarët për të mbushur xhepat e tij”.

Kryetari i PD-së tha se ky është vetëm fillimi pasi “nga nesër një grabitje tjetër e madhe do i bëhet popullit me rritjen e taksës së pronës dhe TVSH e biznesit”.

Kreu demokrat tha se ky është populli që Rama e përçmon, ky është populli që ai u tall në enjten në senacë plenare.

“Sot qytetarët vendosën ti thonë ndal Edi Ramës, i treguan Edi Ramës se një qeveri anti-kombëtare nuk e mposht dot popullin. I kërkoj Edi Ramës të tërheqë menjëherë policinë dhe të ndalë dhunën barbare ndaj qytetarëve. I bëj thirrje Edi Ramës të tërheqë menjëherë taksën. Kur përballet populli me një qeveri të korruptuar, fiton vetëm populli”, tha Basha.

Deklarata e plotë të Kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha

Protesta e sotme, tregon se durimit i ka ardhur fundi.

Ky është reagimi për grabitjen e dyfishtë që Rama i bën xhepave të shqiptarëve me taksën më të lartë të qarkullimit dhe me tarifën më të lartë për “Rrugën e Kombit”.

Kjo tarifë është një gjobë ndaj popullit. Është taksim i dyfishtë  sepse Edi Rama u merr shqiptarëve me taksën e qarkullimit, 200 milionë euro në vit për mirëmbajtjen e rrugëve. Por nuk u mjaftua me kaq. Ai vuri edhe një nga tarifat e rrugës më të larta në Europë për kalimin e Rrugës së Kombit.

Edi Rama e vendosi tarifën me dhunë. Me dhunën e kartonave në parlament, dhunën e policisë, dhe dhunën e gjithë shtetit, Edi Rama po grabit qytetarët për të mbushur xhepat e tij.

Tarifa e Rrugës së Kombit është dënim për qytetarët e një nga zonave më të varfra të Shqipërisë, që kanë vuajtur historikisht nga izolimi dhe shpërfillja.  Ky është populli që Rama përçmon, kjo është revolta, që Rama thotë nuk ekziston. Ky është populli me të cilin Rama u tall se nuk ngrihet dot.

Ky është vetëm fillimi. Sepse nga nesër, një vjedhje tjetër e madhe i bëhet popullit me taksën e pronës, dhe biznesit të vogël me TVSH-në.

Sot, qytetarët vendosën t’i thonë ndal dhunës së Edi Ramës. Qytetarët sot i treguan Edi Ramës, se një qeveri antipopullore dhe antikombëtare nuk e mposht dot popullin.

Në emër të opozitës i kërkoj Edi Ramës të pezullojë menjëherë tarifën e “Rrugës së Kombit”. Pagesa për mirëmbajtjen e “Rrugës së Kombit” të kryhet nga fondi që mblidhet me taksën e qarkullimit, plot 200 milionë euro në vit.

I bëj thirrje Ramës, të tërheqë menjëherë policinë dhe të ndalë dhunën barbare mbi protestuesit. Revolta e banorëve është revoltë që buron nga padrejtësia dhe dhuna qeveritare kundër tyre.

Kur përplaset populli i ndershëm me një qeveri të korruptuar, fiton populli.

​

https://www.facebook.com/lulzimbasha.al/videos/1834993053218534/

Tags: Lulzim Bashaprotestarruga kombittaksa

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Përplasje në Kuvend, tensione në sallë pas ofendimit të Ballës ndaj Albana Vokshit

Përplasje në Kuvend, tensione në sallë pas ofendimit të Ballës ndaj Albana Vokshit

06/03/2026
Kuvendi i Kosovës ndërpret seancën për zgjedhjen e presidentit, mungon kuorumi

Kuvendi i Kosovës ndërpret seancën për zgjedhjen e presidentit, mungon kuorumi

05/03/2026
Kreu s*ks me dhunë në Itali, policia e gjen në Tropojë

EMRI/ Të shtëna me armë në Shkodër, plagoset një 45-vjeçar

05/03/2026
SONILA MEÇO/ E kështu mediokri zgjedh mediokrin, servili servilin

SONILA MEÇO/ Ujku vegjetarian

05/03/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Përplasje në Kuvend, tensione në sallë pas ofendimit të Ballës ndaj Albana Vokshit

Përplasje në Kuvend, tensione në sallë pas ofendimit të Ballës ndaj Albana Vokshit

06/03/2026
Kuvendi i Kosovës ndërpret seancën për zgjedhjen e presidentit, mungon kuorumi

Kuvendi i Kosovës ndërpret seancën për zgjedhjen e presidentit, mungon kuorumi

05/03/2026
Kreu s*ks me dhunë në Itali, policia e gjen në Tropojë

EMRI/ Të shtëna me armë në Shkodër, plagoset një 45-vjeçar

05/03/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.