Edi Rama “ndërsen” gjithë Policinë kundër Kukësit, ja sa furgonë me forca...

Edi Rama “ndërsen” gjithë Policinë kundër Kukësit, ja sa furgonë me forca speciale në drejtim të qytetit

233
0
Shares
Foto Ilustruese

Protesta e kuksianëve, hasjanëve tropojanëve dhe kosovarëve e ka nxitur hakmarrjen e Edi Ramës.

Kryeministri i Shqipërisë ka kthyer të gjithë motorët e qeverisë, që nga ministria e Brendshme, policia dhe strukturat e tjera kundër Kukësit.

Pas 3 furgonëve të parë që ka dërguar në mesditë në Kukës, Edi Rama ka urdhër Fatmir Xhafën që të dërgojë në qytetin e Veriut të gjitha forcat speciale.

Kështu që nga forcat RENEA e deri ato të FNSH-së janë nisur në drejtim të Kukësit dhe zonave të tjera veriore.

Siç duket Edi Rama kërkon të lëshojë tërbimin e shtetit ndaj qytetarëve të tij, me qëllim që të mos ketë protesta të tjera.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY