Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

DETAJE/ Tiranë, ja pse vdiq agjenti shqiptar i FBI-së

31/03/2018
EMRI & FOTO/ Tiranë, vdes papritur agjenti special i FBI
Share on FacebookShare on Whatsapp

Ka ndërruar jetë në mënyrë të papritur, në moshën 39-vjeçare, agjenti shqiptar i FBI-së, Hamdi Kosturi. Sipas miqve dhe të afërmve, Kosturi ka pësuar infarkt në rezidencën diplomatike ku po qëndronte në Tiranë, në zonën e Lundrës. Ngjarja ka ndodhur një javë më parë, mbrëmjen e datës 24 mars.

Pas një vizite që ka bërë te daja i tij, ai është kthyer në vilën ku qëndronte dhe aty ka nisur të ndihet keq. Kosturi është gjetur në gjendje të rëndë nga një mik e koleg i tij dhe është transportuar me urgjencë në spital, por pa mundur të mbijetojë.

Mjekët kanë thënë se kishte pësuar infarkt dhe për shkak se nuk ishte dërguar në kohë për t’iu dhënë ndihma mjekësore, nuk ka pasur më asnjë mundësi për të. Një javë para se të ndërronte jetë, Hamdi Kosturi u shfaq në media në krah të drejtorit të Përgjithshëm të Policisë, Ardi Veliut, gjatë një konference për shtyp ku u njoftua për operacionin e suksesshëm “One if – By Land”, gjatë të cilit u goditën 7 grupe kriminale, që trafikonin klandestinë në SHBA, Kanada e Angli.

Kosturi ishte i shoqëruar edhe nga kolegu i tij, me të cilin kishte kryer hetime intensive për goditjen e këtyre grupeve. Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Ardi Veliu, tha gjatë konferencës së operacioni u realizua në koordinim me agjentët Specialë të Shërbimit Diplomatik të Sigurisë të Departamentit të Shtetit në SHBA, që janë atashuar në Tiranë, njëri prej të cilëve ishte 39-vjeçari Hamdi Kosturi. Më 25 mars u zhvillua ceremonia e varrimit në fshatin Borizanë të Fushë – Krujës, ku ishte edhe vendlindja e tij.

Hamdi Kosturi kishte emigruar për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës në vitet 1999-2000 dhe mes përpjekjeve të shumta arriti të merrte pasaportën amerikane. Më tej u pranua edhe në Byronë Federale të Hetimit, ku edhe vijonte të ishte agjent special. Ai ishte zhvendosur në Amerikë bashkë me familjen, prindërit dhe vëllanë, të cilët vijojnë të jenë rezidentë në Detroit.

Një vit më parë i vdiq i ati. Ndërsa vëllai dhe e ëma jetonin atje, Kosturit herë pas here i duhej të udhëtonte drejt Shqipërisë, ku qëndronte me intervale të ndryshme kohore, në varësi të operacioneve ku merrte pjesë si agjent special i Shërbimit Diplomatik të Sigurisë, shkruan Panorama.

Kosturi ishte agjent special i Shërbimit Diplomatik të Sigurisë së Departamentit Amerikan të Shtetit, të atashuar pranë Ambasadës së SHBA-ve në Tiranë. (Shërbimi Diplomatik i Sigurisë së Shteteve të Bashkuara (DSS ose DS), është forca federale e zbatimit të ligjit dhe e sigurisë e Departamentit të Shtetit të Shteteve të Bashkuara.

DSS është organizata udhëheqëse amerikane e zbatimit të ligjit jashtë vendit. Detyrat e Agjentëve Specialë të DSS-së përfshijnë mbrojtjen e misioneve diplomatike të ShBAve, diplomatëve të ShBA-ve dhe vizitat e personaliteteve të huaja, kryerjen e hetimeve kriminale kundër falsifikimit të vizave dhe pasaportave, kundër terrorizmit dhe kundër zbulimit brenda dhe jashtë vendit.

Tags: agjentfbiHamdi Kosturivdekje

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

“Diella” padit kryeministrin Edi Rama. Aktorja nuk u pyet për përdorimin e imazhit dhe zërit

“Diella” padit kryeministrin Edi Rama. Aktorja nuk u pyet për përdorimin e imazhit dhe zërit

13/02/2026
Policia belge bastis zyrat e Komisionit Europian, dyshime për parregullsi në shitjen e pronave

Policia belge bastis zyrat e Komisionit Europian, dyshime për parregullsi në shitjen e pronave

12/02/2026
Bardhyl Fusha, me 3 biznese por rrëfen pse sulmoi bankën në Tiranë

Bardhyl Fusha, me 3 biznese por rrëfen pse sulmoi bankën në Tiranë

12/02/2026
Sekuestrohet një sasi e madhe droge dhe 20 mijë euro në Korçë

I kërkoi 20 mijë euro zyrtarit të Shëndetit Publik, arrestohet gazetari Elio Laze

12/02/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

“Diella” padit kryeministrin Edi Rama. Aktorja nuk u pyet për përdorimin e imazhit dhe zërit

“Diella” padit kryeministrin Edi Rama. Aktorja nuk u pyet për përdorimin e imazhit dhe zërit

13/02/2026
Policia belge bastis zyrat e Komisionit Europian, dyshime për parregullsi në shitjen e pronave

Policia belge bastis zyrat e Komisionit Europian, dyshime për parregullsi në shitjen e pronave

12/02/2026
Bardhyl Fusha, me 3 biznese por rrëfen pse sulmoi bankën në Tiranë

Bardhyl Fusha, me 3 biznese por rrëfen pse sulmoi bankën në Tiranë

12/02/2026
  • Advertisement
  • Contact
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.