Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

“Shtrëngon” afati i bilanceve, Tatimet “ju kërcasin dhëmbët” bizneseve

30/03/2018
Tatimet e Tiranës kërcënojnë bizneset me gjoba
Share on FacebookShare on Whatsapp

Muaji mars është periudha më e zënë për ekonomistët, që nxitojnë të mbyllin bilancet e vitit të mëparshëm, teksa 31 marsi është afati i fundit për dorëzimin e bilancit dhe deklarimin dhe pagimin e tatim fitimit. Por këtë vit financierët do të kenë edhe disa ditë kohë, në rast se nuk arrijnë të mbarojnë brenda ditës së sotme (e premte).

 

Për shkak të fundjavës dhe të festës së pashkëve, afati final i deklarimit të bilanceve shtyhet deri në datën 3 prill (të martën). Burime zyrtare të tatimeve pohuan se edhe të martën (2 prill) bizneset mund të dorëzojnë bilancet dhe të bëjnë pagesën e tatim fitimit pa penalitet. Ndërsa të mërkurën fillojnë penalitetet.

Por, si gjithnjë, tatimet u bëjnë thirrje bizneseve që të mos e lënë dorëzimin për ditën e fundit, por ta mbyllin brenda datës 30 mars, që është edhe ditë pune zyrtare.

Një tjetër paralajmërim i tatimeve ka ardhur për saktësinë e deklarimeve. Pas këtij procesi administrata tatimore do të fillojë verifikimin e pasqyrave financiare për ata tatimpagues, të cilët rezultojnë me ulje të Tatim Fitimit dhe me deklarata zero.

Tatimpaguesi duhet të dorëzojë, formularin e Deklarimit të Tatimit mbi Fitimin sipas modelit të miratuar me udhëzim. Ky formular plotësohet në përputhje me shënimet sqaruese.

Po kështu, ai dorëzon vetëm elektronikisht në administratën tatimore, bilancin kontabël së bashku me pasqyrat financiare dhe anekset e tij, konkretisht:
Bilanci (aktivet, pasivet dhe kapitali)
• Pasqyra e të ardhurave dhe shpenzimeve
• Pasqyra e ndryshimeve në kapital, pasqyra e fluksit të parasë ose pasqyra e qarkullimit të likuiditeteve (cash-floë)
• Aneksi për shpjegimet shpjeguese
• Raporti i ekspertit të autorizuar të shoqërisë (kur ky raport kërkohet në zbatim të ligjit nr.10091, datë 5.3.2009 “Për auditimin ligjor, organizimin e profesionit të ekspertit kontabël të regjistruar dhe të kontabilistit të miratuar”, Neni 41 “Personat juridikë që detyrohen për auditimin ligjor të pasqyrave financiare”, apo akteve nënligjore). Monitor

Tags: bilancbiznesDorezimtatim

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Cfarë ndryshon  në paketën ligjore të Gjermanisë për azilin

Nuk ka zgjerim ekonomik me BE si alternativë për shmangien e kritereve politike

25/03/2026
Propozimi Rama–Vuçiç për “Shengenin pa standarde”? Gjipali: Tashmë e kemi integrimin tregtar

Propozimi Rama–Vuçiç për “Shengenin pa standarde”? Gjipali: Tashmë e kemi integrimin tregtar

25/03/2026
Kuvendi i Kosovës ndërpret seancën për zgjedhjen e presidentit, mungon kuorumi

Kushtetuesja e Kosovës shmang zgjedhjet e parakohshme, Presidenti i ri brenda 34 ditësh

25/03/2026
Një vit pa Artanin, rrugëtimi i ndërprerë i një fizikanti të jashtëzakonshëm

Akademik Artan Boriçi, fizikanti me përmasa botërore që u shua pesë vjet më parë

25/03/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Cfarë ndryshon  në paketën ligjore të Gjermanisë për azilin

Nuk ka zgjerim ekonomik me BE si alternativë për shmangien e kritereve politike

25/03/2026
Propozimi Rama–Vuçiç për “Shengenin pa standarde”? Gjipali: Tashmë e kemi integrimin tregtar

Propozimi Rama–Vuçiç për “Shengenin pa standarde”? Gjipali: Tashmë e kemi integrimin tregtar

25/03/2026
Kuvendi i Kosovës ndërpret seancën për zgjedhjen e presidentit, mungon kuorumi

Kushtetuesja e Kosovës shmang zgjedhjet e parakohshme, Presidenti i ri brenda 34 ditësh

25/03/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.