Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Habit në gjykatë shqiptari që masakroi gruan dhe të dashurin e vajzës: I vrava, jam para trupave

30/03/2018
Habit në gjykatë  shqiptari që masakroi gruan dhe të dashurin e vajzës: I vrava, jam para trupave
Share on FacebookShare on Whatsapp

Ai vrau në mënyrë makabre bashkëshorten dhe të dashurin e vajzës së tij korrikun e vitit të kaluar.

Sot 53 vjeçari nga Kosova do të përgjigjet para Gjykatës së Shtutgartit i akuzuar për vrasje me paramendim. Në daljen e tij në gjykatë gjatë seancave të më parshme ai ka mohuar akuzat edhe pse fillimisht ka qenë ai që ka njoftuar uniformat blu se ka vrarë dy persona.

 

Mediat vendase shkruajnë se në momentin që policia kishte arritur pranë shtëpisë së tij në Nürtingen, më 17 korrik të vitit të kaluar, panë dy persona të shtrirë përtokë, të qëlluar me plumba në kokë.

Në mes të viktimave ka qenë e ulur një vajzë e re, e cila mbante në krahë fëmijën e saj të vogël, duke kërkuar ndihmë. Edhe më e keqja: Në shtëpi ka qenë ende personi i cili ka shtënë me armë.
Që nga e hëna, kosovari 53-vjeçar gjendet para trupit gjykues të Gjykatës së Shtutgartit, shkruan Stuttgarter Nachrichten.

Prokurorja e akuzon për vrasje të dyfishtë për motive të dobëta. Bravandreqësi kosovar dyshohet se e ka vrarë bashkëshorten e tij 45-vjeçare dhe të dashurin e vajzës së tij.
E ndërsa në gjykatë është thirrur në rolin e dëshmitares vajza e tij e cila i shpëtoi vrasjes. 24 vjeçarja dhe partneri i saj 40-vjeçar, më 17 korrik kanë qenë duke kaluar një mbrëmje të këndshme familjare.

Në vizitë kanë qenë nëna, tri motrat dhe mbesa e saj. Papritmas, atyre iu bashkohen edhe babai dhe vëllai i saj. Fillimisht gjithçka shkonte si është më së miri, por më vonë, babai, e sidomos i vëllai e kanë nxitur zënkën.

Si duket, familja e madhe që përbëhet prej çiftit kosovar me pesë fëmijë, është ndarë në dy fraksione.

Pasi ia kishte shkulur flokët bashkëshortes duke e ofenduar me fjalë të rënda, dhe mësohet se ishte larguar. Makina u nis të largohej por u ndal menjëherë dhe 53 vjeçari zbret dhe qëllon me armë të dashurin e vajzës, ka rrëfyer 24-vjeçarja.

Nëna ka filluar të ikë nga vendngjarja, ndërsa i dashuri është rrëzuar përtokë. Pas kësaj, edhe nëna është rrëzuar përtokë.
Shumica e dëshmitarëve kanë deklaruar se burri ka qenë shumë xheloz dhe se ka dashur të kontrollojë edhe imtësirat më të vogla. Ai nuk ka dashur të vrasë askënd.

Pistoletën e kishte gjetur në pronën e shtëpisë të cilën e kishte blerë vite më parë. Pistoletën e kishte nxjerrë vetëm sa për të kërcënuar, pasi i dashuri i vajzës e kishte sulmuar. Plumbi ishte shkrepur pa dashje, ndërsa nuk i kujtohet fare shkrepja e plumbit të dytë, me të cilin qëlloi bashkëshorten.

Pas të shtënave, ai e kishte thirrur policinë. “Vrava dy persona, gjendem pranë kufomave”. 53 vjeçari vijon edne të jetë në paraburgim dhe procesi gjyqësor vijon akoma.

Tags: gjermaniGRUAshqiptarvrasje

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

“Diella” padit kryeministrin Edi Rama. Aktorja nuk u pyet për përdorimin e imazhit dhe zërit

“Diella” padit kryeministrin Edi Rama. Aktorja nuk u pyet për përdorimin e imazhit dhe zërit

13/02/2026
Policia belge bastis zyrat e Komisionit Europian, dyshime për parregullsi në shitjen e pronave

Policia belge bastis zyrat e Komisionit Europian, dyshime për parregullsi në shitjen e pronave

12/02/2026
Bardhyl Fusha, me 3 biznese por rrëfen pse sulmoi bankën në Tiranë

Bardhyl Fusha, me 3 biznese por rrëfen pse sulmoi bankën në Tiranë

12/02/2026
Sekuestrohet një sasi e madhe droge dhe 20 mijë euro në Korçë

I kërkoi 20 mijë euro zyrtarit të Shëndetit Publik, arrestohet gazetari Elio Laze

12/02/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

“Diella” padit kryeministrin Edi Rama. Aktorja nuk u pyet për përdorimin e imazhit dhe zërit

“Diella” padit kryeministrin Edi Rama. Aktorja nuk u pyet për përdorimin e imazhit dhe zërit

13/02/2026
Policia belge bastis zyrat e Komisionit Europian, dyshime për parregullsi në shitjen e pronave

Policia belge bastis zyrat e Komisionit Europian, dyshime për parregullsi në shitjen e pronave

12/02/2026
Bardhyl Fusha, me 3 biznese por rrëfen pse sulmoi bankën në Tiranë

Bardhyl Fusha, me 3 biznese por rrëfen pse sulmoi bankën në Tiranë

12/02/2026
  • Advertisement
  • Contact
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.