EMRAT & VENDIMI/ Skandali i naftës “virxhin” ja me sa vjet burg...

EMRAT & VENDIMI/ Skandali i naftës “virxhin” ja me sa vjet burg u dënua Ardian Xhillari

915
0
Shares

Gjykata ka dënuar sot Ardian Xhillarin me 10 vjet burg për skandalin 10 milionë euro, me naftën “virxhin”.

Për të akuzuarit e tjerë, Lula Njebza dhe Mirarbër Teneqexhiu, të akuzuar për “shpërdorim detyre” gjykata dha pafajësinë.

Prokuroria Pranë Gjykatës së Shkalles së Parë Tiranë kishte paraqitur në Gjykatë konkluzionet përfundimtare lidhur me çështjen penale në ngarkim të shtetasit Ardian Xhillari, etj.

Të akuzuarit

Sipas këtyre konkluzioneve, akuzohen…

  1. Ardian Xhillari, profesioni administrator dhe aksionar i vetëm i shoqërisë XSh., i hetuar me masë sigurimi “Arresti në burg” në mungesë, i deklaruar i ikur dhe i përfaqësuar gjatë hetimit nga mbrojtësi i caktuar, i akuzuar se ka kryer figurat e veprave penale “Fshehja e të ardhurave” sipas paragrafit të tretë, “Mospagimi i taksave” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” sipas paragrafit të tretë, të parashikuar nga nenet 180§3, 181 dhe 287§3 të Kodit Penal;
  2. XSh.a, shoqëri aksionare sipas të drejtës tregtare shqiptare, , me aksionar të vetëm dhe administrator shtetasin Ardian Xhillari, me objekt të veprimtarisë “Import-eksport, tregtim me shumice e pakicë të të gjitha produkteve dhe nënprodukteve të naftës, hidrokarbureve, etj.”, me gjendje gjyqësore e padënuar më parë, e përfaqësuar gjatë hetimit nga mbrojtësi i caktuar e akuzuar se me cilësinë e personit juridik ka kryer figurat e veprave penale “Fshehja e të ardhurave” sipas paragrafit të tretë, “Mospagimi i taksave” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” sipas paragrafit të tretë, të parashikuar nga nenet 180§3, 181 dhe 287§3 të Kodit Penal;
  3. Lula Njebza, hetuar me masë sigurimi “Arresti në burg”, e akuzuar se ka kryer figurën e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës” e kryer në bashkëpunim, të parashikuar nga neni 248 dhe 25 i K. Penal;
  4. Mirarbër Teneqexhiu, i hetuar me masë sigurimi “Arresti në burg” të ndryshuar në “Detyrimi për tu paraqitur në policinë gjyqësore”, i akuzuar se ka kryer figurën e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës” e kryer në bashkëpunim, të parashikuar nga neni 248 dhe 25 i K. Penal;

Faktet

Nga analiza e fakteve dhe e provave të administruara gjatë këtij gjykimi penal, rezulton e provuar se, i pandehuri Ardian Xhillari me cilësinë e përfaqësuesit ligjor dhe administratori i shoqërisë XSh.a, dhe kjo e fundit si përfituese e veprimeve të kryera nga organet e saj drejtuese, ka kryer transportin “fiktiv” të sasisë prej 4.406.855 litra ose 3.251.688 kg të artikullit “naftë virgine” që ajo kishte depozituar në magazinën fiskale në Kodër Mëzez, Tiranë për në magazinën doganore Ballsh.

Këto veprime, ky i pandehur  i ka kryer me dashje direkte dhe me qëllimin e posaçëm për përfituar ekonomikisht duke hedhur për tregtim në mënyrë të paligjshme këtë produkt, që ishte i destinuar detyrimisht për eksport, pasi është i ndaluar për tu tregtuara në gjendjen që është. Në këtë mënyrë ky shtetas, me dashje direkte ka realizuar të ardhura në mënyrë të paligjshme të cilat nuk i ka deklaruar, nuk ka paguar detyrimet tatimore me gjithë mundësinë financiare që kishte, si dhe ka riqarkulluar të ardhurat e krijuara në mënyrë të paligjshme nëpërmjet sistemit bankar, duke kryer kështu figurat e veprave penale të parashikuara nga nenet 180§3, 181 dhe 287§3 të K. Penal.

Të pandehurit  Ardian Xhillari i është lejuar mundësuar juridikisht dhe administrativisht transportimi dhe depozitimi fiktiv i këtij produkti, si rrjedhojë e veprimeve dhe mosveprimeve të paligjshme dhe të kryera me faj, fillimisht nga punonjësit e nivelit të lartë doganor shtetasit Lula Njebza dhe Mirarbër Tenexhexhiu, duke kryer kështu figurën e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës” të kryer në bashkëpunim të parashikuar nga neni 248 dhe 25 i K. Penal, si dhe nga punonjësit e tjerë të sistemit doganor shtetasit A. B., e S. M., të cilët me mosveprime dhe veprime kanë kryer veprën penale “Shpërdorimi i detyrës” të parashikuar nga neni 248 i K. Penal, si dhe të punonjësit A. A., i cili në mënyrë fiktive ka finalizuar transportimin e produktit, duke kryer kështu figurën e veprës penale “Falsifikimi i dokumenteve” e kryer nga personi që ka për detyrë të lëshojë dokumentin, të parashikuar nga neni 186§3 i K. Penal të cilët janë dënuar nga Gjykata e Shkallës së Parë Fier sipas akuzave të kontestuara nga organi i prokurorisë.

Lidhur me përgjegjësinë penale të shtetasit Ardian Xhillari dhe të shoqërisë XSh.a, të akuzuar respektivisht se kanë kryer figurat e veprave penale të parashikuara nga nenet 180§3, 181 dhe 287§3 i K. Penal, u provua  se:

Shtetasi Ardian Xhillari, nën cilësinë e administratorit të shoqërisë XSh.a, ka blerë sasinë prej 5.653.020 kg, të artikullit “naftë virgine”. Kjo sasi ishte e depozituar në depozitën G-43, në KPTHN, Ballsh dhe në katër depozita që ndodhen në Kodër Mëzez, Tiranë. Një pjesë e kësaj sasie është eksportuar ndërsa pjesa prej 3.672.292 kg, ka qenë gjendje në këto depozita

Së dyti, që të ruante statusin e “regjimit të pezullimit të akcizës” për produktin “naftë virgine” si dhe të realizonte transferimin e produktit brenda vendit, shtetasi Ardian Xhillari i është drejtuar D. P. Doganave me kërkesë për një shtesë “autorizimi për magazinën fiskale” në Kodër Mëzez, përveç asaj që ai kishte pasur më magazinën doganore fiskale G-43 në KPTHN Ballsh. Praktika e dhënies së shtesës së autorizimit për shoqërinë XSh.a, është ndjekur dhe miratuar nga ana teknike nga Zv. Drejtori i Përgjithshëm i Doganave dhe Shefi i Departamentit të Akcizës shtetasja Lula Njebza.

Së treti, pasi ka siguruar shtesën e autorizimit më datë 16 Qershor 2014, duke i dhënë depozitave në Kodër Mëzez “statusin e magazinës doganore fiskale”, shtetasi Ardian Xhillari ka paraqitur në D. P. Doganave dy kërkesa në muajin Korrik 2014, për heqjen e plumbçeve dhe lëvizjen e produktit që ndodhej në Kodër Mëzëz, për në magazinën doganore fiskale G-43 në KPTHN Ballsh. Këto kërkesa edhe pse ndër të tjera i drejtoheshin edhe DOH-së, nuk janë trajtuar asnjëherë nga ky departament, por janë dërguar nga shtetasja Lula Njebza për kompetencë në Degën e Doganës Tiranë.

Së katërti, pas daljes së urdhrit të Kryetarit të Degës Doganore Tiranë shtetasit Mirarbër Teneqexhiu, për heqjen e plumbçeve dhe lëvizjen e mallit, më datë 15 Gusht 2014 shtetasi Ardian Xhillari ka siguruar garancinë, nga kompania e sigurimeve “Y”, për riaktivizimin e magazinës fiskale G-43 në KPTHN Ballsh në sistem, e cila rezultonte deri në këtë moment inaktive për shkak të skadimit të garancive të mëparshme që në vitin 2013.  Në këtë mënyrë, sasia e lëndës “naftë virgine”, prej 3.672.292 kg, ka dalë fizikisht dhe juridikisht nga depozitat e magazinës doganore fiskale në Kodër Mëzez me qëllim për t’u hedhur në qarkullim të brendshëm.

Së pesti, për të mbuluar këtë fakt dhe qëllimin e paligjshëm për tregtimin e paligjshëm të produktit “naftë virgine” brenda territorit shqiptar, shtetasi Ardian Xhillari ka depozituar pranë Degës së Doganës Tiranë, 257 DSHA me përmbajtje fiktive, duke pretenduar se lënda është transportuar dhe depozituar në magazinën doganore fiskale G-43, në KPTHN Ballsh. Për këtë arsye, ai ka depozituar pranë Degës së Doganës Fier, evidenca përmuajshme se lënda “naftë virgine” ndodhej e stokuar në këtë depozitë, e cila ndodhet nën juridiksionin e kësaj Dege Doganore.

Së gjashti  fakti që me veprime të mëpasshme, shtetasi Ardian Xhillari i drejtohet Degës së Doganës Tiranë, me kërkesë për mbylljen e magazinës doganore fiskale në Kodër Mëzes, vetëm 3 (tre) muaj pas marrjes së këtij statusi, fakti që ky shtetas nuk dorëzuar pasqyrat financiare dhe bilancet për vitin ushtrimor 2014, tregon planin e tij të parapërgatitur për të kryer veprimin e kundërligjshëm të shmangies së pagimit të vlerës së akcizës dhe krijimin e të ardhurave të paligjshme, arrijmë në konkluzionin se marrja e statusit të magazinës fiskale për depozitat në Kodër Mëzez nga shoqëria XSh.a ka qenë me qëllim transportimin fiktiv dhe shmangien e pagimit të akcizës.

Së shtati, shtetasi Ardian Xhillari me cilësinë administratorit të shoqërisë XSh.a, duke hedhur në qarkullim në mënyrë të kundërligjshme sasinë prej 3.672.292 kg, ka shmangur pagimin e vlerës së akcizës që i detyrohet shtetit në masën prej 242.755.600 lekë. 5 4.10

Së teti, pas konstatimit të grupit të kontrollit të datës 2 Qershor 2015 mbi veprimet e shmangies së pagimit të detyrimit të akcizës, D. P. Doganave me vendimin e datës 4 Qershor 2015 ka marrë masë administrative gjobë ndaj shoqërisë XSh.a. Nga ana e shtetasit Ardian Xhillari me cilësinë administratorit të shoqërisë XSh.a, me gjithë mundësitë ekonomike që kishte shoqëria në kohën që është marrë kjo masë, referuar aktit të ekspertimit kontabël, nuk është kryer pagimi i kësaj mase administrative e cila ka ngelur në fuqi.

Së nënti, shtetasi Ardian Xhillari, të ardhurat e përfituara prej shmangies së detyrimeve tatimore, pagimit të akcizës, në masës 242.755.600 lekë, e ka përdorur në investime, e ka transferuar për llogari të shoqërive të tjera tregtare në të cilat ai rezulton si aksionar dhe administrator, si dhe i ka transferuar në llogarinë e tij personale apo të punonjësve të tij, të cilët më pas ia kanë dhënë këtij të fundit.

Së dhjeti, lidhur me përgjegjësinë penale të personit juridik shoqërisë tregtare XSh.a, në rastin konkret bazuar në nenin 3 të Ligjit Nr. 9754/2007, veprimet e mosparaqitjes së pasqyrave financiare për vitin 2014, mospagimi i taksave dhe tatimeve nga tregtimi i lëndës hidrokarbure “naftë virgine”, dhe investimi, transferimi apo tjetërsimi i fondeve të krijuara pas datës 14 Gusht 2014, rezulton se janë kryer në emër dhe për llogari të këtij subjekti juridik. Për këtë arsye, shtetasi Ardian Xhillari  dhe shoqëria tregtare XSh.a, në rastin konkret i kanë konsumuar elementët e figurave të veprave penale të parashikuara nga nenet dhe 180§3, 181 dhe 287§3 dhe 45 të K. Penal.

Veprimet e kryera nga shtetasi Mirarbër Teneqexhiu në kundërshtim me ligjin dhe aktet nënligjore që rregullojnë detyrën e tij funksionale, të kryera nën udhëzimet e paligjshme të shtetases Lula Njebza, e cila në kundërshtim me ligjin dhe detyrat e saj funksionale dhe në dijeni të këtij fakti, për hedhjen për tregtim në mënyrë të paligjshme të sasisë prej rreth 4.8 milion litra naftë virgine, përbën edhe elementët materialë të figurës së veprës penale “Shpërdorimi i detyrës” e kryer në bashkëpunim, të parashikuar nga nenet 248 dhe 25 i K. Penal në ngarkim të këtyre shtetasve.

Sa më sipër , organi procedues duke marrë në konsideratë veprat penale të konsumuara, formën e realizimit, pasojat e ardhura, subjektet e përfshira, rrezikshmërinë e secilit autor:

Këreksa

Në ëprdundim të ëktyre konluzioneve dhe fakteve, Prokuroria Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë ka kërkuar

  1. Deklarimin Fajtor të të pandehurit Ardian Xhillari për veprën  penale “Fshehja e të ardhurave” të parashikuar nga neni 180/3,  dhe dënimin e tij me 7 (shtate) vite  burgim;
  2. Deklarimin Fajtor të të pandehurit Ardian Xhillari për veprën penale “Mospagimi i Taksave”  të parashikuar nga neni 181 i Kodit Penal dhe dënimine tij me  2 (dy) vite  burgim;
  3. Deklarimin fajtor të të pandehurit Ardian Xhillari për veprën penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” të parashikuar nga neni 287/3 të Kodit Penal, dhe dënimin e tij me 15 (pesembedhjete) vite burgim;
  4. Në zbatim të nenit 40 të Kodit Penal heqjen e së drejtës të  ushtrimit të detyrave drejtuese për një periudhë prej 10 (dhjete) vitesh për të pandehurin Ardian Xhillari;
  5. Në zbatim të nenit 55 paragrafi 3 të Kodit Penal, dënimin përfundimtar me 15 (pesëmbëdhjetë) vite burgim;
  6. Deklarimin fajtor të pandehurit Tea Construction & Petrol për veprëat penale “Fshehje e të ardhurave”  “Mospagim i taksave dhe i tatimeve” dhe “Pastrim i Prdokuteve të veprës penale dhe dënimin e tij gjobë në masën 5.000.000 (pese milion) lekë.
  7. Deklarimin Fajtor të të pandehurës Lula Njebza për veprën penale të “Shpërdorimit të Detyrës” kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 248 e 25 i Kodit Penal dhe dënimin e saj me 5 (pese) vite burgim;
  8. Në zbatim të nenit 35 të Kodit Penal heqjen e së drejtës për të ushtruar funksione publike për një periudhë prej 5 (pesë) vitesh, për të pandehurën Lula Njebza;
  9. Deklarimin Fajtor të të pandehurit Mirarbër Teneqexhiu për veprën penale të “Shpërdorimit të Detyrës” kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 248 e 25 i Kodit Penal dhe dënimin e tij j me 3 (tre)  vite burgim;
  10. Në zbatim të nenit 35 të Kodit Penal heqjen e së drejtës për të ushtruar funksione publike për një periudhë prej 3 (tre) vitesh, për të pandehurin Mirarbër Teneqexhiu.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY