VIDEO/ “Edi Rama figurë antikombëtare që ngre pjesët e kombit kundër njëri-tjetrit”

VIDEO/ “Edi Rama figurë antikombëtare që ngre pjesët e kombit kundër njëri-tjetrit”

125
0
Shares

Ish-Kryeministri Sali Berisha ka akuzuar pasardhësin e tij Edi Rama si një figurë antikombëtare që ngre pjesët e kombit kundër njëri-tjetrit. Ai ka rrëfyer para Kuvendit se pse ai nuk e vendosi taksën në Rrugën e Kombit, duke nisur që nga fillimi, që nga koha kur ai pa studimin së bashku me ish-ministrin Sokol Olldashi.

“Unë i përgëzoj ata qindra kamionistë në protestë, – tha Berisha nga foltorja e Kuvendit. – Është e vërtetë që në vitin 2012, qeveria e kryesuar nga unë dhe ministrin e ndjerë Sokol Olldashi bëmë të gjitha studimet. Asgjë të fshehtë nuk ka këtu. Pas studimit, u vendos që taksa të mos vihet.

Vazhdojmë pak më tutje.

A jam unë kundër fondeve për mirëmbajtjen e rrugëve? Sado fonde të sillni në këtë Kuvend unë do t’i votoj, se është jetike, por të caktosh 5 milionë USD për mirëmbajtjen e rrugëve që janë 18 mijë km në mbarë vendin do të thotë se nuk jeton këtu dhe s’ke përgjegjësinë minimale.

Kthehemi te taksa. Doli vlera, ishte e papranueshme. Atëherë u vendos jo ta mirëmbajë Drejtoria e Rrugëve kurrë. Unë jam dhe kam qenë që mirëmbajtja e rrugëve t’u jepet kompanive private që kanë fuqi shumë herë më të madhe se Drejtoria e Përgjithshme e Rrugëve. Nuk kam pasur ndonjëherë ndër mend ta shndërroj Drejtorinë e Rrugëve…Edhe atë e reformuan. Dhe ne do të bënim autosorcin njëlloj si u bë. Por cili ishte dallimi: Do t’i jepnim koncensionarit sit i jepni ju ndrikull Nushit, siç i ndani ju me ndrikull Nushin, apo me atë muratorin e instrumenteve, ne do të jepnim para për të mirëmbajtur rrugët me radhë. Ky ishte drejtimi i politikës sonë. Ata që duan të fshihen pas shpatullave të mia se burri s’e bën atë kurrë, i pyes: Po pse s’e vura unë atë taksë? Ju më penguat? Unë aty e kisha studimin. Mora orientim se ku rrihte taksa e mirëmbajtjes dhe nuk e vumë. Ramë dakord që kjo nuk do të ishte me tarifë dhe nuk u vendos. Po janë të pafytyrë ata si që as u është dhënë kurrë dhe nuk do të jepej kurrë. Po të ishte dhënë do të ishte bërë. Nuk tërhiqem unë nga vendimet e mia, por u pa që nuk duhej bërë duhej kaluar në variantin tjetër. Edi Rama figurë antikombëtare që ngre pjesët e kombit kundër njëri-tjetrit”, u shpreh Berisha.

Fjala e deputetit Sali Berisha në Parlament.

Publié par Partia Demokratike e Shqipërisë sur jeudi 29 mars 2018

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY