Tritan Shehu parashikon i pari zgjedhjet lokale 2019, ja cfarë thotë për...

Tritan Shehu parashikon i pari zgjedhjet lokale 2019, ja cfarë thotë për rezultatin e PD

191
0
Shares

Deputeti demokrat Tritan Shehu ka qenë sot në studion e Neës24 në rubrikën “Opinion” për të folur për situatën politike dhe brenda Partisë Demokratike. Ai tha se brenda PD-së është bërë një analizë e gjerë ku janë nxjerrë si problemet e brendshme ashtu edhe ato për fushatën elektorale.

Lidhur me kongresin e PD që është muajin tjetër, Shehu u shpreh se problemi para të gjithave është ‘ky regjim kriminal, kjo qeverisje e keqe në raport me interesat e qytetarëve’ dhe se vendi rrezikon instalimin e diktaturës së krimit.

“PD bëri një analizë disa mujore që nga qendra deri në degë. Ku u arrit në konkluzione për disa probleme në fushatën elektorale por edhe problemet tona organizative. Në atë periudhë diskutimi, jo vetëm u thanë problemet organizative, strukturale, shumë e gjerë, por ajo periudhë vetë i shërbeu edhe një aktiviteti konsolidues, forcues, grumbullues dhe transmetimit të një kosistence të përbashëkt. Mendoj se ishte një provë e madhe ku ishim bashkë të gjithë duek treguar atë që mund të korrigjohet. Problemi para të gjithëve është ky regjim kriminal, kjo qeverisje e keqe në raport me interesat e qytetarëve, rreziku i madh i instalimit të diktaturës së krimit. Varfërimi i qytetarëve është akoma më i madh, pritet edhe mbështetja ekonomike. Tani kemi arritur në një fazë tjetër”, deklaroi Shehu.

Për sa i përket zërave kritikë, deputeti demokrat tha se do alarmohej nga një parti që s’ka kritika. Ai foli për zgjedhje të përgjithshme shumë shpejt.
“Që të ketë kritikë është normale. Unë do alarmohesha kur të mos kishte kritika. Do më alarmonte një parti që s’ka kritika. Një parti që ka kritika është pozitive. Koncepti jonë është koncepti i thënies së gjërave hapur, qartë, fortë edhe me nervozizëm po të jetë nevoja por pastaj i qenies së bashku. PD është një parti shumë e madhe që ka hapësira për të gjithë, për nuanca brenda saj, ka hapësira edhe për ata që janë deputetë dhe për ata që s’janë. Mendoj se janë të gjithë premisat që pavarësisht nga kritikat, mendimet e ndryshme hapësirat për të qenë janë, dhe ne do vazhdojmë të jemi së bashku.
Së pari, PD do shkojë në një kongres të saj për të vazhduar analizën në nivelin e Kongresit. Së dyti me ndryshime statutore që janë të rëndësishme, që janë deklaruar. Kryetari Basha e deklaroi axhendën e Kongresit për të krijuar premisat akoma më të hapura të demokracisë, për të vazhduar bashkë ristrukturimin e partisë dhe për t’u bërë gati për zgjedhjet që mund të jenë shumë shpejt”, u shpreh Shehu.

Për sa i përket bashkimit të opozitës në zgjedhjet vendore, Shehu tha sa kohë për të vendosur.
“Ka kohë për të diskutuar si do shkojë opozita, ka kohë për të gjykuar. Ka kohë për të vendosur format e bashkëpunimit. Shqipëria rrezikon të bjerë në diktaturën e krimit. PD është duke zhvilluar një luftë politike aktive edhe në media. Unë jam i bindur që nuk do humbë asnjë palë zgjedhje të tjera. Kam bindjen se do t’i fitojë. PD do dalë shumë mirë në zgjedhjet e ardhshme”, tha Shehu. balkanweb

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY