Prokurori pranë Prokurorisë së Vlorës Aurel Zarka tha se nuk kishte asnjë lidhje me goditjen e një biznesmeni në këtë qytet gjatë ditës së sotme, goditje që e ka plagosur rëndë.
Biznesmeni Altin kacaj akuzoi se pas goditjes qëndron prokurori Aurel Zarka të cilin e kishte denoncuar. Prokurori Zarka duke folur për balkanëeb mohon në mënyrë absolute këto akuza dhe thotë se mllefi i tij lidhet me sekuestrimin e një makine “Jaguar” disa vite më parë, pas denoncimit të një shtetaseje italiane se automjeti ishte vjedhur. Edhe nga ekspertimi, kontrata e shitjes rezultoi falso, gjë që çoi në sekuestrimin e mjetit. Por Kacaj pretendon se makina është blerë.
Zoti Zarka, biznesmeni Altin Kaçaj ju ka fajësuar ju për sulmin ndaj tij ditën e sotme, a keni një koment?
Ky personi ka që para 2 vjetësh që merret me mua. Po të kërkosh emrin tim në google gjen vetëm komentet e këtij personi që merret me mua për shkak të një makine që është sekuestruar për një procedim që e kam pasur unë në dorë.
Ai thotë që ka përfunduar dhe në burg prej jush?
Në burg nuk e kam futur unë, e ka pasur një prokuror tjetër por ky prapë ma ngjit mua. Nuk e di pse, përballë shprehet ndryshe.
Domethënë ju nuk keni lidhje me ngjarjen?
Po ça thua. Unë jam në Triport, me disa miq po ha drekë. Nuk kam lidhje me çfarë bën ai. Më ka nxjerrë edhe para 2 vitesh në Neës24, më ka akuzuar për këtë rastin. Edhe atëherë më kanë marrë në telefon dhe e kam shpjeguar pozicionin tim. Është ankimuar në gjykatë, gjykata nuk ia ka dhënë. Mirë unë e paskam inat, po dhe gjykata inat e ka. Ai sekuestrim mjeti është.
Ju keni pasur ndonjë kontakt me zotin kohët e fundit?
Absolutisht. Unë kam pasur një kontakt para rreth një muaji, para se të dilja tek Stop. E kam sqaruar për pozicionin juridik që kam unë në lidhje me makinën e sekuestruar. Kaq kam komunikuar unë me të.
Ju thoni që është vetëm për shkak të kësaj makinës së sekuestruar?
Atë nxori si pretendim.
Çfarë lloji është kjo makinë dhe pse është sekuestruar?
Një makinë jaguar. Ka bërë denoncim një shtetase italiane që makinën nuk e ka blerë por e ka të vjedhur. Dhe akti i shitjes, kontrata e shitje ka dalë falso me akt ekspertimi. Po bën vite. Ka ikur një letër porosi në Itali. Ky pretendon që e ka blerë. Shtetasja italiane pretendon që është e vjedhur.
Si do veproni pas këtyre akuzave?
Unë në qoftë se do merrem do merrem në rrugë ligjore. Nuk kam çfarë të bëj më. Unë kam qëndruar indiferent. Do ta shikoj sepse tani jam njohur me akuzat dhe mund të ndjek rrugën ligjore për shpifje.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/