Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njofton, se ka vendosur ndërprerjen e procedurave të rivlerësimit për gjyqtarin e Apelit ët Vlorës, Ilir Çeliku.
Vendimi është publikuar në faqen zyrtare të internetit të këtij institucioni në respektim të afatit të përcaktuar në nenin 55/7 të ligjit nr. 84/2016 “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”.
Ndërprerja është bërë në respekt të vendimit të Gjykatës Kushtetuese e cila parashikon që Vettingu nuk vazhdon nëse gjyqtari,a po prokurori jep dorëheqjen.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/