Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

EKSKLUZIVE/Zbulohet vendimi i KLD-se se Rexhep Meidanit: Agim Hysi liroi vjedhësit e bankave dhe trafikantët e kanabisit

28/03/2018
EKSKLUZIVE/Zbulohet vendimi i KLD-se se Rexhep Meidanit: Agim Hysi liroi vjedhësit e bankave dhe trafikantët e kanabisit
Share on FacebookShare on Whatsapp

Kreu i ri i shërbimit sekret të policisë Agim Hysi ka një të shkuar të errët në punën e tij si gjyqtar në gjykatën e Vlorës prej nga u shkarkua si gjyqtar në vitin 2002.

Ish- kryeministri Berisha ka publikuar sot mesazhin e qytetarit digjital përmes të cilit theksohet se Agim Hysi kur ishte gjyqtar ka liruar nga burgu dy grabitës bankash ndërkohë që është mik i hershëm i atyre që kultivonin kanabis në fund të viteve ’90. Në të paktën 9 raste ai ka liruar apo lehtësuar dënimet për kultivues të lëndës narkotike që policia i kishte arrestuar në Vlorë.

Droni.al ka siguruar vendimin e KLD të marrë më 25 maj të vitit 2002, kur zëvëndëskryetar i Këshillit të Lartë të Drejtësisë ishte Thimio Kondi, ish-ministër socialist i Drejtësisë dhe President i Republikës ka qenë Rexhep Meidani po ashtu ish-Sekretar i Përgjithshëm i PS-së.

Hysi ka liruar nga burgu një person i quajtur G. Bajrami që pritej të dënohej për grabitje me armë të një banke. Ai ka ka zhvilluar gjyqin me një trup gjykues të mangët, me vetëm dy gjyqtarë. Gjykata e Apelit pak kohë më vonë e riktheu masën e dhënë nga Hysi.

Pjese nga vendimi i KLD

Në të njëjtin vit ka liruar nga burgu një tjetër person të quajtur V.Qejvani, të akuzuar për grabitje me armë të bankës në bashkëpunim.

Po ashtu në 9 gjyqe të ndryshme ku ka qenë kryetar i trupit gjykues ose anëtar ai ka ndihmuar trafikantët e kanabisit duke ndryshuar cilësimin e veprës penale. Është interesante se Hysi dhe kolegët e tij në këto procese gjyqësore kanë quajtur kanabisin si një mjet për prodhimin e lëndëve narkotike dhe jo kanabisin vet si narkotik. Përmes këtij mekanizmi Hysi me kolegët e tij ia kanë dalë të lirojnë apo të lehtësojnë nga akuzat e trafikimit dhe të kultivimit disa persona. Të gjitha gjyqet ajnë zhvilluar gjatë vitit 2001 në Vlorë.

Pjese nga vendimi i KLD

Më poshtë është vendimi i plotë i KLD-së:

agim hysi vendimi i kld

Agim Hysi ka humbur ndërkohë të gjitha gjyqet në të gjykatat superiore të vendit dhe ato ndërkombëtare në lidhje me vendimin e KLD të vitit 2002 që e shkarkon atë si gjyqtar.

Ai ka humbur një gjyq në Gjykatën e  Lartë dhe pak vite më vonë sërish një gjyq tjetër po në gjykatën e Lartë, ne lidhje me kerkesen per rihapje te procedurave ( rishikim vendimi)sa i takon vendimit te KLD-se;

Ka humbur një gjyq në Gjykatën Kushtetuese më 2015, ne lidhje me kerkesen proces i parregullt ligjor ne Gjykaten e Larte ne lidhje me kerkesen per rishikim.

Faksimile nga vendimi i gjykates se larte

Ndërsa gjyqin e fundit në lidhje po me të njëtën cështje e humbi në  GJEDNJ-se në Strasburg e cila vendosi mospranimin e kërkesës së tij për proceset e humbura në Gjykaten e Larte dhe Gjykaten Kushtetuese lidhur me vendimin e KLD-se;

Faksimile nga vendimi ne shqip i Gjykates se Styrasburgut

Por qeveria ka bërë shkelje tjetër në lidhje me Hysin. Ai pavaresisht se i shkarkuar si gjyqtar eshte emeruar Avokat Shteti ne nivel qendror ne kundershtim me ligjin. Sipas ligjit ” Per Avokaturen e Shtetit” nje nga kushtet eshte: ‘ te mos jesh i denuar apo larguar nga cdo funksion publik per shkelje ose paaftesi ne kryerjen e detyrave’ . 

Agim Hysi ështe emri i ri i komanduar si drejtor për Shërbimin e Çështjeve të Brendshme dhe Ankesave (SHCBA) në Ministrinë e Brendshme i cili zëvendësoi në këtë detyrë Eduart Merkaj. Drejtori i ri kohët e fundit ka mbajtur detyrën e zv.drejtorit të SHCBA.

Tags: AGIM HYSI

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Cfarë ndryshon  në paketën ligjore të Gjermanisë për azilin

Nuk ka zgjerim ekonomik me BE si alternativë për shmangien e kritereve politike

25/03/2026
Propozimi Rama–Vuçiç për “Shengenin pa standarde”? Gjipali: Tashmë e kemi integrimin tregtar

Propozimi Rama–Vuçiç për “Shengenin pa standarde”? Gjipali: Tashmë e kemi integrimin tregtar

25/03/2026
Kuvendi i Kosovës ndërpret seancën për zgjedhjen e presidentit, mungon kuorumi

Kushtetuesja e Kosovës shmang zgjedhjet e parakohshme, Presidenti i ri brenda 34 ditësh

25/03/2026
Një vit pa Artanin, rrugëtimi i ndërprerë i një fizikanti të jashtëzakonshëm

Akademik Artan Boriçi, fizikanti me përmasa botërore që u shua pesë vjet më parë

25/03/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Cfarë ndryshon  në paketën ligjore të Gjermanisë për azilin

Nuk ka zgjerim ekonomik me BE si alternativë për shmangien e kritereve politike

25/03/2026
Propozimi Rama–Vuçiç për “Shengenin pa standarde”? Gjipali: Tashmë e kemi integrimin tregtar

Propozimi Rama–Vuçiç për “Shengenin pa standarde”? Gjipali: Tashmë e kemi integrimin tregtar

25/03/2026
Kuvendi i Kosovës ndërpret seancën për zgjedhjen e presidentit, mungon kuorumi

Kushtetuesja e Kosovës shmang zgjedhjet e parakohshme, Presidenti i ri brenda 34 ditësh

25/03/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.