Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

DEBATI/ Ndikimi rus në politikë, kreu i SHISH: Ja çfarë kemi skeduar

28/03/2018
FOTO & EMRA/ Ja kush janë dhe kur duhet të largohen dy diplomatët rusë nga Shqipëria
Share on FacebookShare on Whatsapp

Komisioni i Sigurisë Kombëtare ka zhvilluar dje seancën dëgjimore me kryetarin e komanduar të Shërbimit Informativ Shtetëror, Helidon Bendo, lidhur me raportin vjetor të këtij institucioni.

 

Mbledhja është zhvilluar me dyer të mbyllura për shkak të informacioneve sekrete që iu shpërndanë deputetëve të maxhorancës dhe opozitës. Burime të “Panorama” pranë mbledhjes bënë të ditur se temë e diskutimit me kreun e komanduar të SHISH-it ka qenë dhe lidhur me debatin e influencave ruse në politikën shqiptare dhe në financimin e tyre. Mësohet se Helidon Bendo është shprehur para deputetëve se SHISH-i nuk ka informacion për ndikimin e Rusisë në politikën shqiptare.

“Nuk na rezulton që ka ndikim rus në partitë politike shqiptare”, ka thënë ai.

Kreu në detyrë i SHISH-it është shprehur se shërbimet sekrete kanë skeduar një sërë shoqatash, të cilat bëjnë propagandë ruse në Shqipëri. Këto shoqata, të cilat financohen nga Rusia dhe që mësojnë gjuhën dhe traditën ruse në Shqipëri, janë në monitorim të vazhdueshëm nga Shërbimi Informativ Shtetëror.

Ai ka folur dhe për aksionin e koordinuar me vendet e NATO-s për të dëbuar diplomatët rusë nga Shqipëria.

“Ne jemi në koordinim me partnerët ndërkombëtarë për situatën e krijuar me Rusinë”, mësohet të jetë shprehur Bendo para deputetëve.

Trafiku i drogës

Seanca dëgjimore me kreun e SHISH-it, Helidon Bendon, në Komisionin e Sigurisë ka zgjatur rreth tri orë dhe deputetët e opozitës kanë kërkuar informacione për lidhjet e politikanëve dhe Policisë me drogën, siç ishte rasti i kapjes së 613 kg kokainë në portin e Durrësit. Por më- sohet se shumë herë pyetjet e demokratëve kanë mbetur pa përgjigje nga Bendo.

Kryetari në detyrë i Shërbimit Informativ mësohet të jetë shprehur se “Mbjellja e drogës në Shqipëri këtë vit ka rënë ndjeshëm në krahasim me vitet e kaluara”.

Por këto deklarata kanë ngjallur reagimin e opozitës. Mësohet se deputetët e djathtë kanë përdorur si argument kapjen e tonelatave të hashashit dhe drogave të tjera në brigjet e vendeve fqinje.

Burimet bënë të ditur se kreu i SHISH-it ka thënë se droga nuk është mbjellë këtë vit në territorin e Shqipërisë dhe se hashashi i kapur në vendet fqinje është drogë e magazinuar nga vitet e shkuara.

Tags: Helidon Bendondikimi rus

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Cfarë ndryshon  në paketën ligjore të Gjermanisë për azilin

Nuk ka zgjerim ekonomik me BE si alternativë për shmangien e kritereve politike

25/03/2026
Propozimi Rama–Vuçiç për “Shengenin pa standarde”? Gjipali: Tashmë e kemi integrimin tregtar

Propozimi Rama–Vuçiç për “Shengenin pa standarde”? Gjipali: Tashmë e kemi integrimin tregtar

25/03/2026
Kuvendi i Kosovës ndërpret seancën për zgjedhjen e presidentit, mungon kuorumi

Kushtetuesja e Kosovës shmang zgjedhjet e parakohshme, Presidenti i ri brenda 34 ditësh

25/03/2026
Një vit pa Artanin, rrugëtimi i ndërprerë i një fizikanti të jashtëzakonshëm

Akademik Artan Boriçi, fizikanti me përmasa botërore që u shua pesë vjet më parë

25/03/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Cfarë ndryshon  në paketën ligjore të Gjermanisë për azilin

Nuk ka zgjerim ekonomik me BE si alternativë për shmangien e kritereve politike

25/03/2026
Propozimi Rama–Vuçiç për “Shengenin pa standarde”? Gjipali: Tashmë e kemi integrimin tregtar

Propozimi Rama–Vuçiç për “Shengenin pa standarde”? Gjipali: Tashmë e kemi integrimin tregtar

25/03/2026
Kuvendi i Kosovës ndërpret seancën për zgjedhjen e presidentit, mungon kuorumi

Kushtetuesja e Kosovës shmang zgjedhjet e parakohshme, Presidenti i ri brenda 34 ditësh

25/03/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.