Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

“Bëhet deti kos” – Edhe RTSH kërkon rritje me 50% të taksës për televizorin

28/03/2018
“Bëhet deti kos” – Edhe RTSH kërkon rritje me 50% të taksës për televizorin
Share on FacebookShare on Whatsapp

Të ardhurat e grumbulluara nga taksa e televizorit arritën në vitin 2017, më rreth 1.2 miliardë lekë ose rreth 9 milionë euro, sipas të dhënave që Këshilli  Drejtues i Radio Televizionit Publik Shqiptar raportoi në Kuvendin e Shqipërisë.

RTSH propozon se “një rritje prej 50 % mbi nivelin aktual do të ishte e mjaftueshme për të mbuluar, për shembull, pagesat vjetore për ‘Deutsche Bank’ të marra për procesin e dixhitalizimit”. Rritja e fundit u shënua në vitin 2011, nga 600 në 1200 lek në vit për çdo familje.

Në 2014, RTSH siguroi një rritje të pazakontë të të ardhurave si rezultat i mbledhjes së taksave të papaguara në vite, përmes Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHEE), rezultat ky edhe i nxitjes së madhe të qeverisë për të kufizuar humbjet e energjisë. Pjesa më e madhe u përdor për të parapaguar 15 për qind të kredisë së dixhitalizimit.

Por RTSH pohon se që nga ajo kohë, të ardhurat e mbledhura nga taksa e aparatit kanë shkuar në nivele më modeste. Për shembull, në 2017 mbledhja e taksës ishte në nivel 10 për qind më të ulët se në 2016, duke krijuar një deficit prej 750,000 Eurosh.

Veç kësaj, OSHEE mban 10% të taksës së mbledhjes, që është mjaft e lartë e krahasuar me tarifat e vendosura nga operatorë të ngjashëm në Europë, që shkon mesatarisht nga 1.5 % në 4.5%.

RTSH analizon se të ardhurat nga taksat e aparatit konsiderohen si burimet kryesore dhe më të qëndrueshme të të ardhurave për transmetuesit publikë në kontinent, pjesërisht sepse është një e ardhur e garantuar e parashikuar çdo vit dhe të lejon të bësh plane për buxhetin.

Në rastin e RTSH-së, të ardhurat nga taksat e aparatit përbëjnë 76% të të ardhurave në total (përjashto këtu grantet vjetore të qeverisë nga buxheti i shtetit, të cilat përcaktohen me ligj se për çfarë shërbimesh apo aktivitetesh të RTSH-së do të përdoren) . Në terma krahasues, niveli i taksës së aparatit në Shqipëri është akoma më i dobët se të ardhurat totale për frymë të RTSH-së.

Tarifa e shërbimit për përdorimin e aparateve televizive është 120 (njëqind) lekë në çdo muaj me gjithë TVSH.

Tarifa paguhet nga përdoruesit familjarë dhe nga përdorues të tjerë jofamiljarë. Përdoruesit familjarë paguajnë tarifën vetëm për një marrës televiziv, pavarësisht nga numri i aparateve që kanë në familje. Përdoruesit e tjerë jofamiljarë paguajnë tarifën për çdo aparat televiziv.

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHEE) është agjenti për mbledhjen e tarifës së shërbimit për përdorimin e aparateve televizive. Mbledhja e kësaj tarife bëhet çdo muaj”. Monitor

Tags: RRITJErtshtaksaTV

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Një biznesmene dhe doganieri arrestohen në Rinas

E kapën kinezen me një çantë plot me euro dhe dollarë

23/01/2026
“Provat e reja, prokurorët janë të bindur se Veliaj intimidon”

Çfarë kërkon të arrijë Veliaj përmes padisë ndaj Prokurorit Ols Dade. Nuk preket Dumani

23/01/2026
Ivanka Trump, asnjë fjalë apo foto nga takimet  me Ramën edhe pas takimit në Kryeministri

Ivanka Trump, asnjë fjalë apo foto nga takimet  me Ramën edhe pas takimit në Kryeministri

22/01/2026
“Nuk është ajo që e mori Palloshin me vete në Ankara, është ai që mori Lubinë”

“Nuk është ajo që e mori Palloshin me vete në Ankara, është ai që mori Lubinë”

22/01/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Një biznesmene dhe doganieri arrestohen në Rinas

E kapën kinezen me një çantë plot me euro dhe dollarë

23/01/2026
“Provat e reja, prokurorët janë të bindur se Veliaj intimidon”

Çfarë kërkon të arrijë Veliaj përmes padisë ndaj Prokurorit Ols Dade. Nuk preket Dumani

23/01/2026
Ivanka Trump, asnjë fjalë apo foto nga takimet  me Ramën edhe pas takimit në Kryeministri

Ivanka Trump, asnjë fjalë apo foto nga takimet  me Ramën edhe pas takimit në Kryeministri

22/01/2026
  • Advertisement
  • Contact
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • Politika e privatësisë
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.