Ministri kosovar: Tarifa e Rrugës së Kombit e papërballueshme

Ministri kosovar: Tarifa e Rrugës së Kombit e papërballueshme

137
0
Shares

Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj, deklaroi sot ne mediat e Kosovës se tarifa e rrugës së Kombit është e papërballueshme nga qytetarët dhe bizneset e Kosovës.

Në një intervistë dhënë për gazetën “Epoka e re” ka thënë se institucionet e Kosovës nuk kanë pasur asnjë njoftim në lidhje me këtë vendimin e qeverisë së Shqipërisë për të vënë tarifën 5 dhe 10 euro për makinat e madhësive të ndryshme që përshkruajnë segmentin Rrëshen Kalimash.

Lekaj ka bërë me dije se pas këtij vendimi ka kërkuar një takim me ministrin e Infrastrukturës dhe Energjisë së Shqipërisë, Damian Gjiknuri.

“Procesi i vendosjes së taksës për Rrugën e Kombit është një temë që ka disa kohë që është diskutuar në publik, por njoftim apo diskutim të veçantë ndërmjet dy ministrive apo edhe ndërmjet meje dhe ministrit Gjiknuri nuk ka pasur”, ka thënë Lekaj.

Ministri Lekaj ka theksuar se kjo taksë është e papërballueshme.

“Personat fizikë dhe juridikë të Kosovës, të cilët qarkullojnë përditë, nuk besoj se mund ta përballojnë këtë çmim për kohë të gjatë sepse, sipas vlerësimeve tona, është çmim i lartë”, është shprehur Lekaj, duke shtuar se paraprakisht është dashur të bëhet një konsultim ndërmjet dy shteteve.

“Rrugët janë për të lidhur qytete, shtete e popuj prandaj, edhe kur marrim vendime për të tilla gjëra, siç tani e kemi rastin me tarifën rrugore, duhet të konsultohemi me njëri-tjetrin sepse, në fund të fundit, nëse për asgjë tjetër, jemi dy shtete me shumicë absolute të të njëjtit popull”, është shprehur Lekaj.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY