FOTO & EMRA/ Ja kush janë dhe kur duhet të largohen dy...

FOTO & EMRA/ Ja kush janë dhe kur duhet të largohen dy diplomatët rusë nga Shqipëria

202
0
Shares

Aleksey Balashov dhe Vladislav Fhilipov, dy diplomatët rus për të cilët Ministria e Jashtme mori vendimi për t’i dëbuar nga Shqiperia, duhet të lënë vendin tonë brenda një jave.

I njëjti afat i është dhënë të 137 diplomatëve për të cilët është vendosur e njëjta masë nga 23 vende aleate dhe partnere të NATO-s.

Vendimi i së hënës që iu komunikua ambasadorit rus në Tiranë përmes një note verbale nga Ministria e Jashtme, nuk duket të ketë ndikuar në aktivitetin normal të ambasadës.

Vendimi për dëbimin e dy diplomatëve si persona të padëshirueshëm, i argumentuar zyrtarisht se veprimtaria e tyre nuk përputhet me statusin e tyre diplomatik, u mor në koordinim me partnerët e NATO-s, si reagim për helmimin e ish-agjentit të dyfishtë rus Sergei Skripal dhe vajzës së tij në Britaninë e Madhe.

Ambasada ruse ne Tirane

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY