Një 21 vjeçare ndodhet në gjendje te rëndë shëndetësore, pasi u përplas nga treni. Ngjarja ka ndodhur pranë tunelit të Rrashbullit. 21-vjeçarja Nikita Rama po tentonte të përshkonte një kalesë të paligjshme.
Mësohet se si pasojë e përplasjes nga treni vajza ka humbur njërën këmbë, ndërsa ndodhet në spital në gjendje të rëndë shëndetësore.
Policia pasi mbërriti në vendngjarje, ndaloi mashinistin deri në sqarimin e rrethanave.
Pak muaj më parë në të njëjtin vend një e moshuar humbi jetën. Ajo u përplas nga treni teksa tentoi të kalonte rrugën.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/