Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

TALLJA & FOTO GALERI/ Kryeministri ua premtoi kanalin vaditës, por qeveria nuk “e pyet” Ramën, nuk financon projektin

24/03/2018
TALLJA & FOTO GALERI/ Kryeministri ua premtoi kanalin vaditës, por qeveria nuk “e pyet” Ramën, nuk financon projektin
Share on FacebookShare on Whatsapp

Në nëntor të vitit 2017, kryeministri Rama premtoi se do të bënte të mundur ndërtimin e kanalit vaditës në Valikardhë të Bulqizës.

Në shtëpinë e Shaqir Toskës, një fermeri të zonës, kryeministri i vendit, pasi shijoi produktet e fshatit premtoi si “burrat” se kanali vaditës do të ndërtohej shumë shpejt.

Pasi pa projektin e bërë nga ish-Komuna Zerqan, Rama tha asokohe: Shaqir, ka marrë fund. Do ta bëjmë!

Pesë muaj më pas, “Fiks Fare” ka intervistuar banorët e fshatit, të cilët ende presin të vihet në jetë premtimi i kryeministrit Rama.

Mbi 200 familjeve që merren me bujqësi dhe blektori, nga mungesa e ujit vaditës u janë dëmtuar prodhimet, kryesisht misri, gruri dhe fasulja.

“Unë e prita Ramën dhe jam shumë i nderuar. Ende s’kanë nisur punimet për rregullimin e kanalit vaditës, por unë kam shpresa se shumë shpejt do të nisë. Kam bindjen se kryeministri do ta mbajë fjalën”, u shpreh për “Fiks Fare” fermeri Shaqir Toska.

Sipas kryeplakut të fshatit, premtimet politike kanë qenë të shumta, por situata vazhdon të mbetet e njëjtë.

“Kemi mbi 20 vite që marrim premtime për atë kanal, por asgjë nuk është bërë. Na ka ardhur në fshat edhe kryeministri dhe na ka premtuar, por asgjë. Tani presim, ç’të bëjmë?”, u shpreh kryeplaku i fshatit Valikardhë, Agron Allushi.

Së bashku me kryeplakun dhe me një banor të zonës, gazetarët e “Fiks Fare” u ngjitën në mal rreth 1 orë larg fshatit, e pasi mbërritën në kanalin vaditës, banorët treguan sesi gjatë verës e rregullojnë dhe e pastrojnë vet atë.

“Ja ky është kanali. Ne vijmë këtu dhe e pastrojmë vet. Askush nuk ka ardhur ta shohë, as kryeministri nuk u ngjit”, shprehet një nga banorët.

“Fiks Fare” i është drejtuar Bashkisë së Bulqizës. Projekti për kanalin vaditës është bërë që në vitin 2009, me vlerën rreth 22 milionë lekë, më pas në vitin 2013 është dorëzuar po i njëjti projekt, që kap vlerën 52 milionë lekë.

Gjithashtu, sipas Bashkisë së Bulqizës, në vitin 2016 projekti është dërguar sërish në Ministrinë e Bujqësisë për çeljen e një fondi.

“Projektin e kanalit vaditës ne e kemi bërë prej vitesh, në 2009-n, e kemi ridërguar në vitet 2013 dhe 2016, sigurisht me një tjetër fond. Kemi reduktuar shpenzimet, por asgjë për momentin”, u shpreh drejtori i Shërbimeve dhe Emergjencave Civile në Bashkinë e Bulqizës, Hekuran Çami.

“Fiks Fare” iu drejtua zyrtarisht Drejtorisë së Ujitjes dhe Kullimit pranë Ministrisë së Bujqësisë. Përgjigjja erdhi me shkresë zyrtare. Sipas saj, duket se premtimi i kryeministrit ka mbetur në ajër, pasi në shkresë thuhet se kanali ujitës në fshatin Valikardhë i është transferuar në pronësi Bashkisë së Bulqizës, ndaj vet ky institucion, sipas përgjigjes zyrtare, duhet ta financojë me burimet e veta rehabilitimin dhe mirëmbajtjen e kanaleve ujitës që ka në administrim.

Tags: Edi Ramakanalipremtimi

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Një biznesmene dhe doganieri arrestohen në Rinas

E kapën kinezen me një çantë plot me euro dhe dollarë

23/01/2026
“Provat e reja, prokurorët janë të bindur se Veliaj intimidon”

Çfarë kërkon të arrijë Veliaj përmes padisë ndaj Prokurorit Ols Dade. Nuk preket Dumani

23/01/2026
Ivanka Trump, asnjë fjalë apo foto nga takimet  me Ramën edhe pas takimit në Kryeministri

Ivanka Trump, asnjë fjalë apo foto nga takimet  me Ramën edhe pas takimit në Kryeministri

22/01/2026
“Nuk është ajo që e mori Palloshin me vete në Ankara, është ai që mori Lubinë”

“Nuk është ajo që e mori Palloshin me vete në Ankara, është ai që mori Lubinë”

22/01/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Një biznesmene dhe doganieri arrestohen në Rinas

E kapën kinezen me një çantë plot me euro dhe dollarë

23/01/2026
“Provat e reja, prokurorët janë të bindur se Veliaj intimidon”

Çfarë kërkon të arrijë Veliaj përmes padisë ndaj Prokurorit Ols Dade. Nuk preket Dumani

23/01/2026
Ivanka Trump, asnjë fjalë apo foto nga takimet  me Ramën edhe pas takimit në Kryeministri

Ivanka Trump, asnjë fjalë apo foto nga takimet  me Ramën edhe pas takimit në Kryeministri

22/01/2026
  • Advertisement
  • Contact
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • Politika e privatësisë
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.